“Shifra totale e AKKP është e llogaritur gabim”
Ish-pronarët kontestojnë shifrën e nxjerrë nga Agjencia e Pronave në lidhje me faturën totale të kompensimit financiar të tyre.
BLEDAR HOTI
Fatura e nxjerrë prej 4 miliardë dollarësh amerikanë për nënkryetarin e shoqatës "Pronësi me Drejtësi”, Rushit Vorpsi është jo e saktë, pasi nuk është reale. Ish-pronarët theksojnë se çmimet e përllogaritura nuk janë reale, pasi shifra mund të jetë edhe më shumë se dyfishi që nevojitet për procesin e kompensimit financiar. "Fatura financiare 4 miliardë dollarë e lakuar së fundi si shuma e shtetit shqiptar për të kompensuar pronarët është 2 herë më e ulët nga ajo çka pretendohet nga këta të fundit", thekson Vorpsi. Sipas tij, llogaritja e shumës totale mund të jetë bërë në një mesatare, pasi vlera e truallit në Tiranë llogaritet nga 30 mijë deri në 75 mijë lekë dhe se shifra e nxjerrë nuk mund të jetë saktë. Vorpsi e zhvendos vëmendjen te një çështje tjetër dhe më saktë se ku duhet të merren këto para e që sipas tij, nuk duhet të jetë tek taksapaguesit. Shteti shqiptar ka përcaktuar si fond për kompensimin financiar shifrën prej 500 milionë lekësh. Mbi bazën e kësaj përllogaritjeje i bie që procesi i kompensimit financiar nga ana e shtetit shqiptar të shkojë për më shumë se një shekull. AKKP ka përllogaritur faturën e cila është plot 339.3 miliardë lekë që e konvertuar në dollarë është 4 miliardë. Qarku që kërkon shumën më të madhe për zgjidhjen e problemeve të pronës është ai i Fierit, i cili ka 30 për qind të faturës së pronave me rreth 99 miliard lekë. E konsiderueshme është fatura edhe për Qarkun e Tiranës, e cila sipas përllogaritjeve është 66 miliardë lekë.
Verifikimi i pronave
Ish-pronarët në të njëjtën kohë kanë vlerësuar deklaratën e bërë nga ana e Presidentit Topi tre ditë më parë në Himarë, duke theksuar se abuzimet më të mëdha janë bërë pikërisht në bregdet, në perlën e jugut të Shqipërisë. Vorpsi në një deklaratë për median bëri ditur se "edhe pse është për t'u vlerësuar ligji për verifikimin e titujve të pronësisë, prapë konflikti me pronarët do të mbesë". Sipas tij, në ligj është përcaktuar se: "Banorët që e kanë zaptuar pronën do të kenë të drejtën që ta blenë atë kundrejt çmimit të tregut, duke shtuar më tepër abuzimet me pronat që janë gjatë zbatimit të ligjit 7501 'Për tokën'". Një tjetër çështje e ngritur nga ana e subjekteve të shpronësuara është edhe ai për çështjen e ligjit të Legalizimeve. Ky ligj i pa dekretuar nga ana e presidentit të vendit, Bamir Topi po shqyrtohet në komisionet parlamentare. Për drejtuesit e shoqatës "Pronësi me Drejtësi" procesi i pronave do të vështirësohet nga ligji i ri i Legalizimeve që pritet të rivotohet në Parlament. Kjo, për shkak se çështja e legalizimit do të realizohet para se realizohet procesi i kompensimit.
Legalizimet, PD kundër afatit dy mujor për bashkitë
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese do të vendosë sot në mënyrë përfundimtare në lidhje me ligjin e kthyer nga kreu i shtetit "Për legalizimin e zonave informale". Socialistët dhe demokratët pritet të përplasen mes tyre në lidhje me procesin e legalizimit, në lidhje me afatet që duhet të ndjekin bashkitë dhe komunat në këtë proces. Socialistët kërkojnë që afati i bashkive dhe komunave të mos jetë një mujor, sa është edhe propozimi i demokratëve, por të jetë dy muaj. Kërkesa e socialistëve, sipas burimeve, pritet të rrëzohet përsëri sot nga ana e maxhorancës. Shkak është se rritja e afatit do të pengonte procesin e legalizimit të zonave informale. Në bazë të amendimit të propozuar është parashikuar që nëse bashkitë nuk kthejnë përgjigje për një muaj mbi të dhënat e zonave objekt legalizimi, atëherë procesin e merr përsipër ALUIZNI. Socialistët kërkojnë që në këtë proces të përfshihen dhe njësitë e qeverisjes vendore, por demokratët akuzojnë bashkitë e komunat që drejtohen nga socialistët, pasi sipas tyre, e kanë zvarritur për dy vjet këtë proces. Një tjetër çështje, që pritet të ketë debat, është edhe mënyra e dhënies së titujve të pronësisë. Socialistët kërkojnë që në këtë proces të mos shmangen bashkitë, por PD është kundër kësaj kërkese.