“Pakti PD-PS, kryeprokurori në varësi të qeverisë”
Kreu i PDS-së Paskal Milo në një intervistë për gazetën "Panorama" paralajmëron përpjekjet e dy partive PD-PS, që në draftin e reformës në drejtësi, të përcaktojnë varësi të prokurorit të Përgjithshëm nga qeveria.
Aristir Lumezi
Gjithashtu, Milo shprehet se kërkohet sërish të preket Kushtetuta për statusin e KLD-së, duke prishur përfundimisht të gjitha kontrollet dhe balancat e pushteteve. Milo komenton dhe kafen e Neritan Cekës me Sali Berishën, të cilën e konsideron si lëvizje për të tërhequr vëmendjen, por në dëm të koalicionit opozitar dhe nismës për referendum. Duke i bërë një analizë çështjes Sefgjini, kreu i PDS-së shprehet se hetimi dhe gjykimi i pavarur i kësaj çështje do të zbardhte shumë enigma që ende qëndrojnë mister në jetën shqiptare gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Zoti Milo, aktualisht koalicioni i majtë dhe Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës ndodhet shumë pranë fillimit të procesit për mbledhjen dhe depozitimin e kërkesave të qytetarëve. Ka ndonjë pengesë deri në këto momente nga institucione të ndryshme për konkretizimin e kësaj iniciative?
Zyrtarisht ende nuk është shfaqur në horizont pengesa nga ana e KQZ për zhvillimin e referendumit për amendamentet kushtetuese të 21 prillit. Por faktikisht, nga informacionet jozyrtare që ne disponojmë, nga deklaratat gjysmë zyrtare të kryetarit të komisionit apo dhe të anëtarëve të veçantë, por ndiejmë që shtabet politiko-partiake po përgatisin anëtarët e KQZ që t'i futen rrugës së absurditetit interpretativ të Kushtetutës apo të ligjit në përgjithësi për të penguar të drejtën e kushtetuese të shtetasve për të dhënë mendimin e tyre për një çështje madhore siç është Kushtetuta. Kam frikë se në këtë budallallëk institucional mund të bien edhe njerëz, të cilët kanë pasur dhe manifestuar dikur integritet personal dhe profesional, por që rrezikohen ta humbasin atë dhe ta shkëmbejnë me garanci për të mbajtur një karrige të skualifikuar nga pikëpamja morale në KQZ.
Disa herë në mënyrë të përsëritur, zoti Berisha ka shprehur termin "ujdi me socialistët", kur është fjala për reformën në drejtësi. Mendoni se sapo kemi nisur në zbardhjen e këtij pakti që është quajtur i fshehtë. Mund të kemi surpriza nga ky bashkëpunim?
Po ecet me të njëjtën logjikë interesash dypalëshe të partive të mëdha edhe për të ashtuquajturën reformë në drejtësi, siç u bë edhe me të ashtuquajturën reformë zgjedhore dhe ndryshimet e tjera kushtetuese. Kam bindjen se po nxitohet të mbyllet edhe kapitulli i reformës në drejtësi, deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar me qëllim që t'i kenë duart e lira në vjeshtë dhe përtej vjeshtës për t'u marrë me zgjedhjet e përgjithshme të 2009, si dy aktorët kryesorë që duan të mbesin në fushën e lojës. Nëse janë bërë kompromise të dëmshme për funksionimin e demokracisë shqiptare dhe për të ardhmen e saj me ndryshimet kushtetuese që u bënë për sistemin zgjedhor dhe për ndryshimin e balancës midis pushteteve nga Kushtetuta, ndryshimet që po projektohen sipas informacioneve, do të jenë shumë herë më të rrezikshme për demokracinë, sepse ato do të vendosin një bazë ligjore për të shtruar rrugën e një manipulimi dhe kontrolli ekzekutiv mbi organet që quhen dhe duhet të jenë të pavarura të drejtësisë. Këtu është fjala për tendencën që është shfaqur për ta vënë institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm nën varësinë e qeverisë gjë që do të jetë katastrofale dhe e shndërron Kryeministrin shqiptar përfundimisht në zotërues së të gjitha pushteteve dhe faktikisht çon në realizimin e plotë së të gjitha atyre synimeve që kishte Sali Berisha në vitin 1994, kur inicioi projektkushtetutën e dështuar. Nëse bëhet realitet edhe një objektiv tjetër që nën zë ka filluar të qarkullojë për të ndryshuar edhe njëherë tjetër në mënyrë të rrufeshme edhe nenet e Kushtetutës që kanë të bëjnë me KLD, atëherë përfundimisht këtu, jo vetëm që nuk reformohet sistemi i drejtësisë, por ai sharrohet nga themelet e tij dhe goditet në të njëjtën kohë statusi i Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës dhe institucioneve kushtetuese dhe rrënohen edhe më keq pushtetet që ai zotëron aktualisht. Pra, e ashtuquajtura reformë në drejtësi, prapa atyre formulave që mjeshtërit e manipulimeve juridike së të dy palëve janë duke hartuar, fshihet një komplot i madh të cilën nëse nuk duan ta shohin të verbërit që rrethojnë lidershipet dhe shtabet politiko-parlamentare të dy partive të mëdha, duhet dhe është detyrë ta bëjnë opinioni publik, shoqëria civile dhe njerëzve që u ka mbetur dinjiteti si pronë e vetme dhe të gjithë atyre që vërtet e duan Shqipërinë jo pronë të Sali Berishës. Nën maskën e reformës, po përgatitet një regjim autokratik që ka për t'i kushtuar shtrenjtë Shqipërisë në një të ardhme të afërt.
Pak ditë më parë kemi parë zotin Ceka dhe Berisha në një kafe pune, të cilin vetë zoti Ceka e ka komentuar si diskutim të kohëve të vjetra dhe të ardhmen e së djathtës. Cili është opinioni juaj për këtë takim?
Gjithkush në një shoqëri demokratike dhe të hapur ka të drejtë të takohet me këdo që ka dëshirë dhe mund të ketë objekte bisede dhe diskutimi. Kështu që në këtë nuk përjashtohet dhe anatemohen takimet normale midis politikanëve mes spektrit politik shqiptar. Por në klimën politike që ka ekzistuar dhe ekziston në Shqipëri, kur drejtuesit politikë të opozitës dhe maxhorancës e kanë parë njëri-tjetrin shpeshherë, jo vetëm si kundërshtar politik, por edhe më shumë, ku nuk kanë kursyer fjalë dhe akuza kundër njëri-tjetrit, duket si paradoksale, si e çuditshme si një shfaqje misterioze që vjen nga galaktika e mosnjohjes së realiteteve dhe personave. Zoti Berisha është i njohur në lëvizjet e tij spektakolare, por që kanë gjithnjë një përllogaritje ekzakte matematikore të interesave të tij. Ndërkohë që për mikun tim Ceka, mund të them se ka edhe ai lëvizje spektakolare të paimagjinueshme në momente të caktuara, dhe këto i them për shkak të njohjes së gjatë që kam me të, por që jo gjithnjë i ka të llogaritura, të kalkuluara mirë, por mendoj që më tepër mendoj priret për të qëndruar në lojën politike, për të tërhequr vëmendjen me lëvizje të tilla që nuk tregojnë konsekuencë dhe kohezion në raport me forcën politike që përfaqëson dhe me grupimin me të cilin bashkëpunon.
Zoti Milo duket se ka një rezistencë mjaft të madhe nga ana e Kryeministrit për të mos shkarkuar dhe për t'i dhënë një çadër politike ish-kreut të SHIK të Tiranës, Arben Sefgjini. Si e komentoni një qëndrim të tillë të Kryeministrit Berisha?
Eshtë mëse e kuptueshme që Sefgjini është një nga çelësat që do të hapë shumë dyer sekrete për të vajtur tek burimi i identifikimit të krimit shtetëror që është bërë kundër biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Nuk kam asnjë dyshim që kjo çështje ka për të qenë një nga ato ngjarje që do të ketë rrjedhoja të mëdha në politikën shqiptare. Askush nuk mund të ndalë dhe askush nuk do të mund të manipulojë zbulimin e të vërtetave të jashtëzakonshme që do dalin nga një proces gjyqësor që do të zhvillohet patjetër pavarësisht nga çmimi. Në ato vite, kur SHIK i Gazidedes ishte me të vërtetë një institucion shumë i frikshëm, asnjë veprim i kësaj natyre nuk mund të bëhej pa dijeninë e të paktën, kryetarit të SHIK-ut, aq më tepër në rast se ka pasur përpjekje për të fshehur fakte që kishin të bënin me afera korruptive të mëdha siç mund të ketë qenë tregtia e armëve apo me takime të dyshimta që do të zbulonin një bashkëpunim politik dhe agjenturor skandaloz. Askush nga këta njerëz të paguar të kohës dhe të mirëtrajtuar pas kthimit të PD-së në pushtet, nuk do të hezitonte të zbatonte urdhrat e një njeriu që i kishte të gjitha çelësat e qeverisjes në Shqipëri dhe që kërkon t'i rimarrë ose gati i ka marrë aktualisht.