Topalli u premton të rinjve shkodranë
27/06/2009 Tubimi i fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli ka mbyllur fushatën elektorale në Shkodër në sheshin qendror organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lidhja e Gruas Demokrate. Përmes entuziazmit dhe brohoritjeve të fitores të të rinjve dhe të rejave, të burrave dhe grave Topalli i ftoi të gjithë që më 28 qershor të votojnë për projektin më të madh, atë të Shqipërisë evropiane, atë të Shqipërisë moderne. “Të rinjtë e të rejat, gratë dhe vajzat shkodrane do të votojnë 10-n, është numri që bën realitet një jetë më të mirë, më shumë punë, më shumë mirëqenie, numri që garanton të ardhmen evropiane”, - ftoi ajo. Fokusi i qeverisjes demokrate gjatë mandatit të dytë, sipas Topallit, do të jenë të rinjtë dhe perspektiva e tyre evropiane.