E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka Hetimi i Prokurorise ogur i keq

Akuza: Gjithçka sipas ligjit

Opozita e Bashkuar “konstaton” rimanipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Kutitë e Shkodrës si pjesë e ankimit të Partisë Demokristiane kanë nxjerrë pas hetimit të Prokurorisë të njëjtin rezultat me atë të komisioneve zgjedhore, duke i dhënë një goditje kauzës së Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. “Mbyllja e hetimit të zgjedhjeve nga ana e prokurorisë, duke manipuluar provat e vjedhjes së votave, përbën një ogur shumë të keq për Shqipërinë. Kjo tregon dështimin e plotë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nënshtrimin e tij para arrogancës dhe presioneve të pushtetit të Sali Berishës”, deklaroi dje me këtë rast kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili ka hedhur poshtë hetimin e bërë. Sipas tij, dëshmia e deformimit është “hapja e kutive nga prokuroria pa prezencën e përfaqësuesit tonë ligjor, si palë, që është shkelje e rende procedurale dhe deligjitimon krejt hetimin”. Përkundrejt këtij qëndrimi, Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp ku sqaron se hetimi ka qenë konfrom ligjit dhe procedurës dhe se përfundimet e nxjerra kanë ardhur pas shqyrtimit të materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit. “Procesi i numërimit të votave dhe shqyrtimi i tyre është bërë gjatë muajit tetor duke respektuar të gjitha procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë e cila disponon edhe regjistrimin e plotë të procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›