Digjet flamuri maqedonas në Kosovë, reagon Shkupi
Autori i Lajmit: red.
Flamuri shtetëror i Maqedonisë është djegur në stadiumin e Prishtinës, në shenjë revolte ndaj enciklopedisë fyese për shqiptarët, të botuar dy javë më parë. Flamuri është djegur pas ndeshjes së djeshme të futbollit midis Prishtinës dhe Vllaznimit, e zhvilluar në Prishtinë. Flamuri thuhet se është djegur nga tifozët e skuadrës së Prishtinës. Në stadium ka pasur edhe parulla antimaqedonase. Lidhur me këtë incident dje pati reagime nga Ministria e Jashtme Maqedonase, e cila bën thirrje për ulje të tensioneve. “Në këto momente të ndjeshme çdo hap i cili ndërmerret duhet të jetë në drejtim të zbutjes së tensioneve dhe jo të ndezjes së tyre të mëtejshme”, - thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maqedonase, ndërsa shtohet se veprime të tilla ekstreme duhen dënuar nga të gjithë. Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e pyetur për djegien e djeshme të flamurit të Maqedonisë në stadiumin e qytetit në Prishtinë tha se dëmi që shkaktoi enciklopedia e parë maqedonase reflektoi në rajon dhe ajo duhet të tërhiqet, ndërsa flamuri, që është simbol i çdo shteti, duhet të respektohet.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009