E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha pret kryediplomaten britanike

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, priti dje në një takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam, me rastin e marrjes së detyrës. Ministri Basha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, si dhe ka falënderuar ambasadoren Mekiluan për mbështetjen e çmuar që Britania i ka dhënë Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në NATO dhe atë të integrimit evropian. Më tej, ai bëri një ekspoze të reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në fusha të tilla, si ato ekonomike, në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj., si dhe çmoi bashkëpunimin me Britaninë e Madhe si shumë të rëndësishëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›