E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka Keqardhje per deshtimin e prokurorise

Kryetari i Partise Demokristiane ka reaguar dje ndaj vendimit te prokurorise se Shkodres

TIRAN - Pas publikimit te vendimit te pushimit te ceshtjes per parregullsi ne zgjedhjet e fundit parlamentare kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka ne emer te Opozites se Bashkuar shprehu keqardhjen e thelle per deshtimin perfundimtar te Prokurorise se rrethit Gjyqesor Shkoder per hetimin e zgjedhjeve.


Mbyllja e hetimit te zgjedhjeve nga ana e prokurorise duke manipuluar provat e vjedhjes se votave perben nje ogur shume te keq per Shqiperine. Kjo tregon deshtimin e plote te sistemit te drejtesise ne Shqiperi nenshtrimin e tij para arrogances dhe presioneve te pushtetit te Sali Berishes deklaroi Ndoka.


Ai tha se Partia Demokristiane denoncoi ne Prokurorine e Rrethit Shkoder me prova te faktuara filmike vjedhjen e zgjedhjeve ne qarkun e Shkodres dhe konkretisht ne KZAZ-te nr. 40 dhe 42 duke kerkuar hapjen e pese kutive te votimit dhe ndeshkimin e fajtoreve.


Sipas tij ky denoncim eshte kryer ne perputhje me ligjin 15 muaj me pare. Kryetari i PDK-se theksoi se prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder iu desh nje vit per te terhequr nga KQZ-ja pese kuti votimi dhe per te provuar manipulimet kur realisht duheshin maksimumi vetem dy tre jave hetim.


Jemi ne dijeni se KQZ refuzoi per shume kohe dorezimin e ketyre kutive prokuroreve qe hetonin ceshtjen dhe kur pas nje viti vendosi ti dorezoje keto kuti u perpunuan nga ekspertet manipulator te Partise Demokratike te urdheruar nga kryeministri Berisha. Hapja e kutive nga Prokuroria pa prezencen e perfaqesuesit tone ligjor si pale ne proces eshte shkelje e rende procedurale dhe deligjitimon krejt hetimin - reagoi Nard Ndoka.


Nga ana tjeter vijoi perfaqesuesi i opozites ka informacione te sigurta per presionin e vazhdueshem qe u eshte bere prokuroreve qe hetonin ceshtjen nga eksponentet me te larte te mazhorances duke iu bere kercenime nga me te ndryshmet e me te frikshmet fakte keto qe ne i kemi denoncuar publikisht edhe me pare.


Sipas tij ne nje situate te tille te rende prokuroret u mposhten perballe presionit te pushtetit duke u bere pale ne krimin elektoral te 28 qershorit duke shtuar edhe nje rast dramatik ne listen e gjate te betejave te humbura te drejtesise shqiptare perballe pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›