Ruci kerkon rezolute kunder Marty-t
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, deklaroi dje se Parlamenti shqiptar duhet të miratojë një rezolutë kundër akuzave të anëtarit të Këshillit të Europës, Dick Marty. Sipas tij, rezoluta duhet të dënojë ashpër akuzat. “Raporti nuk janë akuza thjesht ndaj Thaçit, por ato akuza dëmtojnë shtetin tonë”, theksoi ai, duke shtuar se rezoluta nga Parlamenti shqiptar duhet të ishte bërë më parë. Edhe Kryetarja e Kuvendit ripërsëriti gjatë seancës së djeshme në Kuvend qëndrimin e saj lidhur me raportin e raportuesit të Dick Marty-t, duke e akuzuar atë për shpërdorimin e detyrës. “E përsëris, është raporti më politik, shpërdorim total i detyrës së një anëtari të Asamblesë së Këshillit të Europës. Nuk ka asnjë provë, flitet për disa përshkrime. Raporti ka qëllim antishqiptar, është kundër popullit tonë, kundër paqes në rajon.