Ndoka: “Kuvendi të hetojë mbi spotet televizive të qeverisë”
Kryetari i PDK-së kërkon hetimin e reklamave qeveritare. Ndoka, akuza Topallit për përdorim politik të Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, kërkoi dje në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar spotet publicitare të qeverisë. Sipas Ndokës, spotet publicitare të qeverisë po paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë. Ai e cilësoi të padrejtë faktin se vetëm qeveria po bën spote ndërsa partitë e tjera jo, pasi cilësohet si pjesë e fushatës zgjedhore. Gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend, kryetari i Partisë Demokristiane hodhi akuza kundër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas tij, Topalli po e përdor Kuvendin politikisht vetëm për interesat e PD-së, duke shkelur çdo procedurë parlamentare.
Kërkesa
Duke komentuar nismën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Ndoka, në mënyrë ironike e cilësoi këtë nismë revolucionare, pasi, sipas tij, ky komision po ngrihet në fund të mandatit të Kuvendit. Ndoka u shpreh se në vend që të ngrenë një komision për Ramën, për të cilin kanë pasur gjithë kohën në dispozicion dhe nuk duhej ta kishin lënë për në fund, më mirë Kuvendi të hetojë për spotet e televizioneve të qeverisë, e cila po abuzon me taksat e qytetarëve shqiptarë. “Ju keni ndërmarrë një nismë revolucionare për hetimin e Ramës dhe ngritjen e komisionit. Ndërkohë që të gjithë e dinë që ju prej kohësh keni bashkëqeverisur me PS-në. Ju prej kohësh keni pasur një marrëveshje për dhënien e lejeve të ndërtimit, të cilat njëherë i merrte PS-ja dhe njëherë i merrte PD-ja. Ndërsa tani që ju janë prishur pazaret jeni kthyer për të hetuar. Në vend që të ndërmerrni nisma të tilla revolucionare, ju bëj thirrje të ngremë një komision hetimor për spotet publicitare të qeverisë”, - është shprehur Ndoka.
Ai e cilësoi shkelje të ligjit transmetimin e spoteve të qeverisë, ndërkohë që partitë e tjera nuk lejohen ende, pasi nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore.
Akuzat
Ndoka, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ka hedhur akuza kundrejt kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. “Më vjen shumë keq për mënyrën se si po drejtohet Kuvendi. Kryetarja e Kuvendit po e përdor politikisht Parlamentin dhe përpiqet të mos ua japë fjalën deputetëve, apo të shkelë procedurat parlamentare në mbledhjen e komisioneve parlamentare. Ky është shembulli më i keq i Kuvendit në fund të mandatit të tij”,- është shprehur Ndoka. Kryetari i Partisë Demokristiane, që nga momenti që është shkarkuar nga posti i ministrit të Shëndetësisë, nuk merr pjesë në asnjë komision parlamentar, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Pavarësisht kërkesës së tij të vazhdueshme në Kuvend për të qenë pjesë e një komisioni parlamentar, kjo nuk është marrë në konsideratë nga kryetarja e Kuvendit, e cila duhet të firmosë për këtë çështje. Ndoka më parë ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkohë që prej një viti ai është deputeti i vetëm që nuk figuron në asnjë komision parlamentar, duke mos pasur të drejtën e përfitimit të pagesës financiare për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
24 Prill 2009