Mashtrimet “atomike” të Berishës për centralin bërthamor
Në faqen zyrtare të Kryeministrisë zbardhen paradokset e Berishës. Pranon marrëveshjen në Kroaci, por e mohon kur e citojnë mediat kroate
Habjon Hasani
Tiranë - Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka dhënë dy variante të ndryshme, brenda dy muajve, për bashkëpunimin Shqipëri-Kroaci në lidhje me ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër. Ndërsa në datën 10 shkurt 2009 faqja zyrtare elektronike e Kryeministrisë paralajmëronte një marrëveshje me Kroacinë dhe vendet e rajonit për ndërtimin e një termocentrali bërthamor, pas dy muajsh, kreu i qeverisë, Sali Berisha, hiqet sikur ka filluar të dëgjojë për herë të parë për një gjë të tillë. Krahasimi i deklaratave dhe njoftimeve të zyrës së shtypit të Kryeministrisë e bën edhe më evident këtë qëndrim akrobatik të kryeministrit. “Gjithashtu, kryeministri Berisha dhe kryeministri Sanader theksuan se kishin diskutuar edhe për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në projektin e energjisë nukleare. Kryeministri Berisha u shpreh se bashkë me kryeministrin Sanader vendosën të punojnë së bashku edhe me vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovina, Maqedonia, për të ndërtuar një central të përbashkët nuklear. Kroacia, nënvizoi kryeministri Berisha, ka një model shumë të mirë, atë të Kreckos me Slloveninë dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti”, - njoftonte zyra e shtypit të Berishës dy muaj më parë.
Por, në një deklaratë të dhënë dy ditë më parë, Berisha jo vetëm ka mohuar çdo bashkëpunim të mundshëm, por ka akuzuar dhe të gjitha mediat e rajonit vetëm pse kanë shkruar mbi detajet e këtij bashkëpunimi.
Akuzat
I sapokthyer nga Kina e largët, Berisha duket se kishte “harruar” çfarë kishte deklaruar pas vizitës në Kroaci, duke sharë dhe akuzuar me tone të ashpra të gjithë ata që folën dhe komentuan mundësinë e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shkodër. “Para 10 ditësh Rama porositi një gazetë kroate për të botuar një trillim fund e krye dhe tani drejton fushatën mbi trillimin e shkruar në një gazetë kroate, të cilën e përgënjeshtroi edhe qeveria kroate. Cili kryetar opozite është ai që krijon trillime, i paraqet ato si alternativa, shkon në Shkodër dhe thotë nuk do të lejojmë ndërtimin e kujt, të hiçit? Nuk mund të them gjë tjetër për të veçse fale Zot për ato që bën, sepse kjo është gjëja më e pakonceptueshme. Botoi në gazetën kroate artikullin, shkoi në Shkodër dhe tha se nuk do të lejojmë të ndërtohet central. Por si mund të ndodhë kjo kur si qeveri, edhe Bushatin e hoqëm dhe e shndërruam në Ashtë dhe në këtë mënyrë ia ulëm jo pak, por rreth 40 deri në 50 megavat kapacitetin, vetëm për t’i ruajtur ekosistemin Shkodrës?” - ka deklaruar dy ditë më parë kryeministri.
Konfirmimi
Zyrtarët kroatë konfirmuan marrëveshjen që është firmosur me Shqipërinë për ndërtimin e një impianti të përbashkët bërthamor në Shqipëri, afër kufirit me Malin e Zi. Zëdhënësi i ministrit kroat të Ekonomisë, Tomoslav Mazal, i tha televizionit të Podgoricës “Vijesti”, se qeveritë e dy vendeve kanë formuar një grup pune prej 5 ekspertësh, të cilët kanë si detyrë që të zbatojnë nga ana teknike këtë projekt të madh. Mediat kroate kanë njoftuar më parë se kontrata është firmosur mes kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Impianti do të ndërtohet afër Shkodrës, aty ku lumi i Bunës buron nga liqeni i Shkodrës në detin Adriatik, afër kufirit me Malin e Zi. Sipas medias së Podgoricës, impianti do të kushtojë 4 miliardë euro dhe do të ketë kapacitet 1500 megavat. Mësohet se ndërtimi i impiantit do të bëhet nga kompania shtetërore elektrike kroate “HEP”, ndaj dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të shkojë në Kroaci.
Deklarata e Berishës, datë 22 prill 2008
“Para 10 ditësh Rama porositi një gazetë kroate për të botuar një trillim fund e krye dhe tani drejton fushatën mbi trillimin e shkruar në një gazetë kroate, të cilën e përgënjeshtroi edhe qeveria kroate. Cili kryetar opozite është ai që krijon trillime, i paraqet ato si alternativa, shkon në Shkodër dhe thotë nuk do të lejojmë ndërtimin e kujt, të hiçit? Nuk mund të them gjë tjetër për të veçse fale Zot për ato që bën, sepse kjo është gjëja më e pakonceptueshmja. Botoi në gazetën kroate artikullin, shkoi në Shkodër dhe tha se nuk do të lejojmë të ndërtohet central. Por si mund të ndodhë kjo, kur si qeveri, edhe Bushatin e hoqëm dhe e shndërruam në Ashtë dhe në këtë mënyrë ia ulëm jo pak, por rreth 40 deri në 50 megavat kapacitetin, vetëm për t’i ruajtur ekosistemin Shkodrës. Tani ai do ta transferojë në Sarandë centralin. Do të paguajë një gazetë në Korfuz, do të thotë se do të ndërtohet centrali në Sarandë dhe do të drejtojë demonstratat në Korfuz e Sarandë kundër centralit”.
Njoftim i Kryeministrisë, datë 10 shkurt 2009
“Gjithashtu, kryeministri Berisha dhe kryeministri Sanader theksuan se kishin diskutuar edhe për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në projektin e energjisë nukleare. Kryeministri Berisha u shpreh se bashkë me kryeministrin Sanader vendosën të punojnë së bashku edhe me vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovina, Maqedonia, për të ndërtuar një central të përbashkët nuklear. Kroacia, nënvizoi kryeministri Berisha, ka një model shumë të mirë, atë të Kreckos me Slloveninë, dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti. Gjithashtu, kryeministri Berisha, gjatë konferencës për shtyp, falënderoi kombin kroat dhe qeverinë kroate për mbështetjen që i kanë dhënë aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe dinjitet”.
“Camuzzi”, një tjetër akrobaci bërthamore e Berishës
Në vitin 2007 ethet bërthamore të qeverisë iu drejtuan Italisë. Asokohe qeveria përmendi emrin e firmës “Camuzzi”, ndërsa kjo e fundit, një vit më vonë, mohoi gjithçka. Përfaqësia e kësaj firme në Milano ka deklaruar në qershor 2008 se “nuk parashikon dhe nuk ka aspak në plan, madje nuk ka pasur kurrë një projekt për ndërtimin e ndonjë centrali bërthamor me qeverinë shqiptare”. Në fakt kjo firmë u paraqit në mënyrë publike nga qeveria disa muaj para deklaratës si një nga dy firmat që kishin shfaqur interes në ndërtimin e këtyre centraleve në Shqipëri. Njoftimi zyrtar për përfshirjen e kësaj firme në projektin e centralit bërthamor erdhi fill pas vizitës së ish-kryeministrit Romano Prodi në Tiranë. Përfshirja e kësaj firme u konfirmua edhe nga disa media italiane asokohe. Megjithatë, duket se “Camuzzi” “është zgjuar” pas shtatë muajsh duke e përgënjeshtruar në mënyrë paksa të ashpër këtë fakt. “Ne jemi një firmë që investojmë në gazsjellës”, - deklaron “Camuzzi”, duke e nxjerrë blof qeverinë shqiptare sikur të kishte ngatërruar adresën, ose më saktë, gazin me atomin. Por ky reagim i “Camuzzi”-t është paksa i vonë dhe ndoshta nuk do të ishte e tepërt të thuhej se është edhe pak inatçor në kushtet kur kjo firmë nuk e bëri përgënjeshtrimin për muaj me radhë, por vetëm atëherë kur në lojë hyri “ENEL”, e cila shfaqi publikisht interesin ndaj ftesës së Berishës dy javë më parë.
Ashpër e ka komentuar këtë deklaratë të “Camuzzi”-t Taulant Balla, deputet i PS-së. “Kryeministri Berisha, sa herë që dështon në një fushë të caktuar të ekonomisë, mundohet të gjejë zgjedhje në demagogjinë dhe blofet e veta. Demagogji dhe mashtrim duket se është edhe blofi i kryeministrit për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri”, - ka deklaruar Balla. Por ndonëse opozita e paraqet deklaratën e “Camuzzi”-t si një rezultat të mashtrimeve të qeverisë, i sigurt është fakti se nëse ka qenë mashtrim, nuk ka qenë vetëm i qeverisë shqiptare, por edhe i mediave italiane. Megjithatë, “Camuzzi” nuk pipëtiu asnjë fjalë për ditë të tëra, ndërsa mediat artikulonin planet e saj për ndërtimin e centraleve bërthamore në Shqipëri.
24 Prill 2009