Ndoka: Ministria mbeshtet drejtesine
Ministria e Shendetesise eshte e gatshme qe te bashkepunoje me drejtesine per cdo rast abuziv me detyren per sa u perket punonjesve shendetesore ne spitale apo institucione te tjera. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, sa i perket rastit te arrestimit te kirurgut Dautaj, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ka pohuar se institucioni qe ai drejton eshte i hapur per hetimin e atyre personave qe abuzojne me detyren. “Ministria e Shendetesise mbeshtet dhe bashkepunon me drejtesine per cdo rast abuziv me detyren. E njejta gje do te jete edhe per rastin ne fjale”, eshte shprehur Ndoka.