Rrembehet dhe kercenohet me arme menaxheri fierak i firmes se ndertimit
Vlore - Dy te rinj kane rrembyer menaxherin e nje firme ndertimi ne Vlore, duke e kercenuar qe te mos kryente investime ne zonen e qytetit bregdetar, duke e ngaterruar me pronarin e pallateve. Pas tre oresh, 45-vjecari nga Fieri, G. Berisha, eshte liruar, ndersa ka bere denoncim ne komisariat, ku eshte shprehur se i kane marre celularin dhe nje sasi lekesh, shuma e te cilave eshte ende e papercaktuar. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan ngjarjen, por mohuan qe menaxheri i firmes se ndertimit te ishte grabitur. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se diel, ne Vlore, kur Berisha eshte rrembyer nga dy te rinjte, qe mendohet te kene lidhje familjare. Ai eshte derguar ne fshatin Kote, ku dhe eshte mbajtur i kercenuar se perse kryente ndertime pallatesh ne zonen e tyre. Gjate marrjes ne pyetje ne komisariat, 45-vjecari ka thene se nuk eshte keqtrajtuar, ndersa mendohet se eshte ngaterruar me pronarin e firmes. Behet fjale per nje konflikt pronesie ne zonen ku ndertohen disa pallate. Policia nisi hetimet, ndersa ka ndertuar identikitet e dy autoreve, per te cilet menaxheri shprehet se po t’i shikoje mund t’i identifikoje shume lehte. “Me thane qe te mos ndertoja ne pronat e tyre, ndryshe do e pesoja keq”, ka thene 45-vjecari, duke pretenduar se i kishin marre celularin dhe nje shume parash qe mbante me vete.
O.H
O.H