E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka, Po na sulmojnë kudo

Kreu demokristian, Nard Ndoka tha dje në një takim me të zgjedhurit vendorë se njerëzit e partisë së tij sulmohen dhe shkarkohen nga zyrat e shtetit.

Kreu demokristian, Nard Ndoka tha dje në një takim me të zgjedhurit vendorë se njerëzit e partisë së tij sulmohen dhe shkarkohen nga zyrat e shtetit. Ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Sali Berishës, Ndoka tha gjithashtu se sulmet bëhen për xhelozi dhe mosmarrëveshje politike.s

“Partia Demokristiane është sulmuar nëpërmjet urdhërave të dalë nga zyrat e shtetit”-ishte deklarata e kreut të Partisë Demokristiane. Ndërkaq, Ndoka ka vlerësuar punën e të zgjedhurve vendorë të PDK-së, por pa anashkaluar akuzat për përfaqësues të mazhorancës. “Për shkak të xhelozive apo mosmarrëveshjeve politike të momentit ka ndodhur shpesh që politika të bëjë presion, të shkarkojë apo të ndryshojë të emëruarit tanë në qeverisjen vendore. Kjo bëhet me një urdhër, bëhet nga zyrat dhe ne shpesh e mësojmë nga media”-deklaroi Ndoka. Megjithatë, pavarësisht akuzave, ai kërkoi që të zgjedhurit vendorë të PDK-së të bashkëpunojnë duke organizuar dhe marrë pjesë në tryeza të koalicionit dhe që vendimet të merren pas këshillimeve të përbashkëta. Duke vijuar më tej, Ndoka analizoi arritjet në zgjedhjet e kaluara ndërsa theksoi se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të pësojë një rritje të përfaqësimit të saj në popull. “Sado që dy partitë e mëdha politike, në marrëveshje të pandershme midis tyre, po mbajnë peng formulat elektorale, e sigurt është se pesha kryesore e zgjedhjeve të ardhshme do të jenë rajonet, njësitë lokale të vendit. Në sistemin e ri zgjedhor ju do të keni një përgjegjësi politike më direkt dhe më të madhe për tu për përballur me elektoratin, për t’u kërkuar atyre mbështetje për zgjedhjet në qeverisjen qendrore”,  u shpreh lideri demokristian Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›