E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR, pro Kodit të ri Zgjedhor

Partia Republikane, deri më tani, nuk është përfshirë në debatin politik për Reformën Zgjedhore, duke lënë të kuptohet se mbështesin vendimin e dy partive të mëdha për Kodin e ri Zgjedhor. Komisioni i Reformës Zgjedhore aktualisht ka hartuar draftin për Kodin e ri Zgjedhor, ku ka mbetur pa miratuar vetëm një kapitull dhe më pas ai pritet të kalojë për diskutim në Komisionin e Ligjeve dhe më pas për miratim në Kuvend. PR-ja duket se është dakord me sistemin e ri zgjedhor, që pritet të aplikohet në zgjedhjet e 2009-ës, pasi, deri më sot, nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër, ashtu siç ka ndodhur me disa parti të tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›