E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: “Zhvillimi i Shqipërisë fillon nga sektori Arsimor”



Partia Socialiste nis ciklin e konferencave rajonale të arsimit, në kuadrin e “Dialogut me Shqipërinë” për arsimin ka zhvilluar dje një takim në qytetin e Vlorës. Në këtë takim ka marrë pjesë kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e cila gjatë fjalës së saj e vuri theksin tek tre elementet bazë të sistemit arsimor; stafi pedagogjik, infrastruktura dhe tekstet shkollore: “Partia Socialiste e vlerëson çështjen e arsimit si një çështje themelore të zhvillimit të vendit, si një çështje shumë të rëndësishme. Për këtë arsye kemi bërë një proces të gjatë, që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, në të gjitha hallkat dhe deri te njësia më e vogël. Për ne, si Parti Socialiste, arsimi mbetet prioritar, mbetet një nga politikat prioritare dhe ka rezultuar prioritare në të gjitha strategjitë e sotme, në të gjitha vlerësimet lidhur me nevojën e zhvillimit, por ka shumë arsye pse arsimi mbetet prioritar për ne. Nuk ka vend që mund të zhvillohet nëse nuk zhvillon arsimin. Arsimi dhe zhvillimi i një vendi janë dy anë të pazgjidhshme të jetës. Natyrisht, ka nevojë që ne të bëjmë një reformë rrënjësore dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu, sepse kemi zhvilluar gjithë këtë proces. Ka nevojë për një reformë rrënjësore, e cila duhet të sjellë një vizion të ri për sa i përket arsimit, në mënyrë që ai të përputhet me infrastrukturën e vendit, të përputhet me zhvillimet rajonale, zhvillimet demografike”, - u shpreh Leskaj.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›