Meta: Referendumi do rikthejë balancat
Referendumi do të rikthejë balancën e pushteteve. Kryetari i LSI-së Ilir Meta, tha dje se kjo parti do të nisë një fushatë sensibilizuese dhe sqaruese për dëmet që mendimet kushtetuese i sjellin demokracisë në vend.
Aristir Lumezi
"Jam i bindur se procesi i referendumit do t'i shërbejë mbrojtjes së aspiratës evropiane të vendit tonë dhe të gjithë shqiptarëve për arsye se, do të rikthejë ndarjen e pushteteve, një parim i sanksionuar qartë në Kushtetutë dhe i cenuar nga ndryshimet e ndodhura në nenet 104 e 105, dhe tek neni për zgjedhjen e Presidentit", tha Meta. Kreu i LSI-së tha se fushata sensibilizuese dhe mbledhja e firmave do të nisë nga qyteti i Elbasanit. Por, për kryetarin e LSI-së, referendumi do të luftojë edhe shumë fenomene të dëmshme si korrupsioni, pasi do të rrisë frymën e demokracisë dhe kontrollin e institucioneve. "Referendumi do ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, sepse shfuqizimi i neneve 104 e 105, si dhe i zgjedhjes së Presidentit me një shumicë të thjeshtë partiake, do të ndihmojë për rritjen e kontrollit të parlamentit ndaj qeverisë, do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit të çdo qeverie dhe kryeministri, e aq më tepër duke pasur në konsideratë atë që është kryeministër sot dhe skandalet korruptive, të cilat nuk mbarojnë, por që sidoqoftë kulmojnë në atë të Gërdecit", tha Meta. Por sipas tij, "referendumi do ndihmojë në rikthimin e pavarësisë së gjyqësorit, i cili është cenuar në mënyrë të paprecedentë me ndryshimet e fundit kushtetuese. Do të ndihmojë në një republikë shumë më të vendosur për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë dhe për t'i pasur pushtetet dhe institucionet në këtë vend nën kontrollin e qytetarëve". "Ky është një proces, i cili jo vetëm që nuk e dëmton procesin e integrimit evropian të vendit, por përkundrazi e mbron dhe e forcon aspiratën evropiane të gjithë qytetarëve shqiptarë", tha Meta. Kreu i LSI-së i konsideroi amendimet e Kushtetutës si antireforma më e madhe që është bërë në vitet e pluralizmit. "Kushtetuta e vitit 1998 ka qenë reforma më e rëndësishme, më e madhe dhe më solide që është zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë gjatë 18 viteve të pluralizmit politik. Ndërsa ajo që ka ndodhur më 21 prill është antireforma më e madhe që ka ndodhur në vend", tha Meta.