Topi: Per tre dite nis ndihma per cdo person
Demet qe u jane shkaktuar familjeve te Gerdecit nga shperthimi i depove te municioneve, do te perllogariten brenda tre diteve. Me pas, menjehere, shteti do te akordoje ndihmen per cdo person. Premtimi iu be dje banoreve te fshatit te prekur nga tragjedia nga Presidenti Bamir Topi, gjate vizites se tij ne konvaleshence ne Durres, ku jane strehuar te prekurit nga shperthimi tragjik. "Sot, neser, pasneser do te jete nje proces shume i shpejte, evidentohen demet, del preventivi dhe ndihma do te jete e menjehershme. Pergjegjesia pastaj eshte nje ceshtje e institucioneve specifike, qe do te merren me kete pune dhe nuk mund te dale sot", siguroi kreu i shtetit, banoret e strehuar. Presidenti garantoi se procesi i hetimit do te shkoje deri ne fund dhe se transparenca do te jete e plote per te gjithe. Sipas kreut te shtetit, ka nisur puna ne 10 komisione, te cilat do te operojne ne fusha te ndryshme. "Shume banesa jane te demtuara, nje pjese kerkon qe te riparohen, pra gjithe puna eshte per te evidentuar demin, per te pasur nje preventiv real. Nderhyrja do te jete emergjente", tha Topi. Ne viziten e tij ne konvaleshence, kreu i shtetit ishte, i shoqeruar nga numri dy i qeverise, Gazmend Oketa, presidenti i Partise Republikane, Sabri Godo dhe stafi i tij i ngushte.
R.Rapushi