“Evropa s’është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”
Presidenti Bamir Topi është shprehur dje në samitin e vendeve të Evropës qendrore që mbahet në Ohër, se Evropa e Bashkuar nuk mund të jetë e plotë pa shtrirjen e saj drejt Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, “Prania e grupeve serioze të investitorëve të huaj me një potencial të konsiderueshëm ekonomik dëshmon se vendet e rajonit të Ballkanit përbëjnë një mundësi reale për të përballuar dhe kapërcyer sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian”. Duke iu referuar lëvizjes së lirë, kreu i shtetit u shpreh se: “Të gjitha përpjekjet tona integruese do të mbeteshin në letër nëse nuk do të shoqëroheshin me reforma të thella në sistemin e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitaleve dhe të mirave materiale midis vendeve tona. Lëvizja e lirë do të thyente konceptet e vjetra izoluese të Luftës së Ftohtë dhe do të rrëzonte përfundimisht muret ideologjike dhe politike midis popujve të ndërtuara në interes të kësaj Lufte”.