Ndoka përjashton zv.ministrat
Në Këshillin Kombëtar të kësaj partie kryetari i saj Nard Ndoka ka kërkuar të hidhet në votë përjashtimi nga partia i zv/ministrit të Jashtëm zotit Gurakuqi, në të njëtën kohë ai ka kërkuar edhe përjashtimin e Gurakuqit dhe zv/ministrit të integrimit zotit Zef Bushati edhe nga qeveria. Ndoka i ka vlerësuar zhvillimet e fundit me disa eksponentë të partisë së tij duke përfshirë edhe ish-kryetarin e kësaj partie zotin Nikollë Lesi si ngjarje që vijnë pas ndryshimit të ligjit elektoral. Ai ka akuzuar dhe zotin Ujka se nuk kambledhur asnjëherë grupin e PDK-së në parlament.
Zef Bushati ish-ambasadori i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë që aktualisht mban postin e zv/ministrit të integrimit ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokristiane që në themelimin e saj në fillim të viteve '90.