E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates lë Microsoftin për bamirësi

Bill Gates del në pension. Shefi i programeve më të fuqishme kompjuterike në botë, i renditur 

për dhjetëra herë në faqet e Revistës “Forbes”, si njeriu më i pasur në botë gjatë viteve të fundit, ka vendosur të mos punojë më në kompaninë e tij. Microsoft u themelua dhe u drejtua nga Gates për 33 vite me radhë. Gates, 52 vjeç, ka kaluar dje ditën e fundit në kompaninë e tij pas tre dekadash. Paul Allen, i cili ishte bashkëthemelues i Microsoft që nisi në një garazh në vitin 1975, ishte mes të ftuarve të tij në mbrëmjen e lamtumirës. Pasi i është dedikuar tërësisht Microsoft-it, Gates planifikon të kthejë vëmendjen e tij të plotë në Fondacionin “Bill & Melinda Gates”, të themeluar bashkë me të shoqen. Gates lë Microsoft-in në një situatë luftarake në epokën e ndryshimit të shpejtë kompjuterik. Rivaliteti mes Microsoft dhe Apple është legjendar. Ndërsa Windows zotëron ende 90 për qind të kompjuterëve të botës, por kompjuterët Macintosh janë shtuar në shitje me 5 për qind të tregut. Microsoft dështoi në blerjen e kohëve të fundit për të blerë Yahoo për rreth 50 miliardë dollarë me qëllim për të kombinuar burimet online për të luftuar Google, si rekord në kërkimet në internet. Gates pritet të mbajë ende frerët e drejtuesve të Microsoft-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›