Dekretet e Topit do të shqyrtohen në bazë të Rregullores së re
Nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, sqaron procedurën
Komisioni i Ligjeve përgatitet për gjashtë seanca dëgjimore
Eljona Ballhysa
Megjithëse tashmë Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Rregulloren e tij, duket se ende ka qëndrime të ndryshme midis forcave politike për shqyrtimin e dekreteve të presidentit Topi për emërimin e gjashtë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja, është shprehur dje se dekretet e Presidentit do të shqyrtohen në bazë të Rregullores së re të Kuvendit. Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Spartak Braho, shprehet se dekretet duhet të shkojnë drejt e në seancë për miratim, ashtu sikurse parashikohet në Kushtetutë.
Kundërshtimet
I pyetur nga mediat për mënyrën e procedimit nga Kuvendi për shqyrtimin e dekreteve të presidentit Topi, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputeti i PD-së, Fatos Beja, tha se dekretet e Topit nuk kanë mbërritur ende në Kuvend, por në momentin që do të vijnë ato do të shqyrtohen në bazë të Rregullores së re. “Dekretet e presidentit nuk kanë ardhur akoma në Kuvend, unë nuk i kam parë ende. Por nga momenti që këto dosje do të vijnë në Kuvend, çdo gjë do të veprohet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë dhe ne do të ecim në bazë të kësaj rregulloreje, e cila është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën”, - është shprehur Beja. Por ndryshe mendon deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Ai shprehet se për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit duhet të veprohet në përputhje me Kushtetutën, duke i kaluar ato në seancë për miratim. Sipas Brahos, nuk ka pse të krijohen vonesa, duke i kaluar dekretet nga njëra zyrë në tjetrën. “Kushtetuta e thotë qartë. Dekretet e presidentit duhet të kalojnë menjëherë për votim në Kuvend. Dekretet e presidentit ose miratohen, ose rrëzohen dhe nuk mund të shkojnë nga njëra zyrë në tjetrën”, - është shprehur Braho, ndërsa ka kundërshtuar ndryshimet e miratuara në Rregulloren e Kuvendit. “Nuk jam dakord me ndryshimin që është bërë në këtë Rregullore, e pikërisht në nenin nr. 111 pika 6, i cili është i parregullt dhe antikushtetues”, - tha ai.
Rregullorja
Sipas ndryshimeve të miratuara vetëm pak ditë më parë në Rregulloren e Kuvendit, dekretet e presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë i paraqiten Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit ia kalon ato menjëherë Komisionit të Ligjeve, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tri javëve nga marrja e kërkesës. Komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat. Në rastin kur kandidatura nuk plotëson kushtet ligjore të vendosura në Kushtetutë apo ligj, komisioni, nëpërmjet raportit të tij, i kërkon kryetarit të Kuvendit të njoftojë institucionin propozues për mospërmbushjen e këtyre kritereve. Procedura e shqyrtimit në Kuvend vazhdon vetëm në rastin kur institucioni propozues shprehet lidhur me këtë çështje. Kuvendi ka tri javë kohë për të shqyrtuar gjashtë dekretet e propozuara nga presidenti Topi.
Shehu: “PDR-ja mbështet draftin e PD-së për hapjen e dosjeve”
Partia Demokrate e Re mbështet nismën e Partisë Demokratike dhe të kryeministrit Berisha për hapjen e të gjitha dosjeve dhe pastrimin e politikës shqiptare nga bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu, gjatë një konference për shtyp bëri të ditur se reformatorët do të mbështesin në Kuvend miratimin e projektligjit për hapjen e dosjeve dhe pastrimin e politikës shqiptare nga ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. “Ky qëndrim është krejtësisht në përputhje me idenë e domosdoshme të transparencës për krimet e komunizmit, brenda të cilës qëndron edhe elementi i hapjes së dosjeve, për të njohur bashkëpunëtorët si një pjesë e historisë së zezë të këtij vendi. Ne mendojmë se transparenca është element esencial i domosdoshëm për zhvillimet e mëtejshme të vendit tonë dhe të demokracisë shqiptare gjatë kësaj periudhe rritje dhe zhvillimi”, - është shprehur Shehu gjatë fjalës së tij.
“G99”-a dhe Bakalli dorëzojnë në Kuvend nismën për pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje
Lëvizja “G99” dhe deputeti Gilman Bakalli kanë depozituar dje në Kuvend një propozim për të mundësuar të drejtën e votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit. Propozimi i G99-s, i cili ka gjetur mbështetjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, aktualisht deputet i pavarur, parashikon miratimin e një ndryshimi në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të garantohet e drejta e emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhje.
Përfaqësuesi i G99-s, Maklen Misha, deklaroi dje se kjo nismë përbën një nga hapat më të rëndësishëm për të realizuar të drejtën kushtetuese të emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në proceset politike të vendit. Gilman Bakalli deklaroi se mbështeste plotësisht nismën e G99-s dhe se shpresonte që ky propozim të merrej në konsideratë serioze dhe mos të anashkalohej nga Kuvendi i Shqipërisë dhe të lihej të flinte në sirtarë. “Duhet vullneti politik për të mbështetur një nisëm me rëndësi jetike politike”, - tha Bakalli. Maklen Misha nga G99-s theksoi bindjen se ky propozim bën të mundur përmbushjen e borxhit që demokracia shqiptare i ka thuajse një të tretës së qytetarëve të vet. Misha shpjegoi se “për hartimin e këtij propozimi, lëvizja ‘G99’ është mbështetur jo vetëm në përvojën e ngjashme të vendeve të tjera, por edhe në një konsultim të gjerë profesional me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shoqërinë civile.”
Topalli takon ekipin shqiptar të çminimit në Bosnjë-Hercegovinë
“Një pjesë e madhe e meritës për firmosjen sot të Protokollit të Anëtarësimit në NATO u takon trupave tona ushtarake, kudo që ndodhen”. Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë takimit që zhvilloi dje me ekipin e çminimit shqiptar në Bosnjë-Hercegovinë. “Misioni juaj ka kaluar me miratimin e një marrëveshjeje të posaçme nga Kuvendi i Shqipërisë. Më parë është diskutuar edhe në Komisionin Parlamentare të Sigurisë Kombëtare. Ju na bëni nder, ju i bëni nder Shqipërisë, kombit shqiptar, me praninë tuaj këtu, me punën tuaj të kualifikuar, me sukseset tuaja këtu. Ndjehem krenare, pasi është e para herë që efektivat tona të Forcave të Armatosura, nuk janë nën mburojën e një shteti tjetër, por janë me flamurin shqiptar”, - është shprehur Topalli. Trupat paqeruajtëse shqiptare janë në Bosnje që nga shtatori i vitit 1996, kur Shqipëria për herë të parë kontribuoi me trupa në IFOR. Ndërsa që nga prilli i këtij viti, në këtë vend vepron për herë të parë ekipi i çminimit, një grup për asgjësimin e municioneve. Duke falënderuar ekipin Topalli tha se merita për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO i takon pikërisht këtyre trupave ushtarake që ndodhen me misione paqeruajtëse në vend të ndryshme të botës. “Nëse sot firmoset Protokolli i NATO- s, një pjesë e madhe e meritës, u përket trupave tanë ushtarakë, kudo që ndodhen. Nëse ne po progresojmë në drejtim të BE-së, është meritë e trupave tona që vijnë dhe bashkëpunojnë me trupat e EUFOR, siç është edhe rasti në fjalë”, - është shprehur Topalli.
10 Korrik 2008