Kryesia e PD-së mban peng zgjedhjet
18/01/2009 Seksionet përfundojnë zgjedhjet. Për degën e Tiranës propozohen 12 kandidatura
Mes emrave të propozuar edhe ministra, zëvendësministra. Pritet miratimi nga forumi qendror
Kryesia e Partisë Demokratike bllokon procesin e zgjedhjeve në degën më të madhe të kësaj partie në vend - atë të Tiranës. Fakti se kjo strukturë vendimmarrëse e PD-së nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje për të diskutuar kandidaturat e propozuara nga baza e partisë, ka bllokuar ecurinë normale të procesit. Burime nga PD-ja shprehen se tashmë zgjedhjet dhe propozimet nga strukturat e bazës së partisë janë drejt përfundimit, por nuk ka një datë fikse se kur do të zhvillohet konferenca e PD-së në kryeqytet, e cila duhet të votojë për emrat e kandidatëve. Në bazë të statutit të PD-së, emrat e propozuar nga seksionet dhe grup-seksionet i përcillen kryesisë qendrore, e cila duhet të japë miratimin për kandidatët e propozuar. Më tej kandidatët e miratuar nga kryesia qendrore do të zgjidhen nga të mandatuarit e strukturave të PD-së (delegatët), duke mbyllur kështu procesin e strukturimit të degës.
Kandidatët
Rreth 12 emra janë propozuar nga strukturat e bazës së Partisë Demokratike për të drejtuar degën më të madhe të kësaj partie. Emrat e propozuar nga seksionet janë përcjellë në zyrën e organizimit të PD-së, e cila ia përcjell më tej kryesisë qendrore. Nga propozimet e bëra sipas seksioneve në listën e kandidatëve krahas emrave të Lajla Përnaskës, Edi Palokës, Besnik Mustafajt dhe Gjergju Bojaxhiut, përfshihen edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ai i Jashtëm Lulëzim Basha, zëvendësministri i Brendshëm Gent Strazimiri si dhe zëvendësministrja e Punës Marjeta Zaçe. Gjithashtu si kandidatë janë propozuar nga seksionet edhe tre emra nga Forumi i Gruas së PD-së. Por burimet shprehen se aktualisht anëtarët e kabinetit qeveritar (ministra dhe zëvendësministra) nuk kanë ndonjë angazhim për të hyrë në garën për të drejtuar degën më të madhe të Partisë Demokratike, çka do të thotë se kryesia qendrore e demokratëve do të zgjedhë mes katër kandidaturave të bëra tashmë publike: Mustafaj, Paloka, Përnaska dhe Bojaxhi.
Debatet
E ndërsa duket jo e afërt dita se kur do të zhvillohen zgjedhjet për PD-në e Tiranës, kandidatët tashmë më të përfolur në këtë garë duket se kanë hynë në një debat në distancë me njëri-tjetrin. Kështu, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka deklaruar se kandidon për kryetar të PD-së për Tiranën pasi ka ndërtuar një karrierë që ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë. Mustafaj thotë se ka profilin e duhur për të drejtuar PD-në, por nuk lë mënjanë as kritikat, kur deklaron se një pjesë e anëtarëve të PD-së janë të zemëruar, sepse nuk ndihen pjesë e PD-së, ndihen të shpërfillur.
Për deputeten Lajla Përnaska kandidimi për postin e drejtuesit të degës së Tiranës e ka mbështetjen në propozimet që janë bërë nga anëtarësia e partisë. “Ishin anëtarët e PD-së ata që më mbështetën në këtë kandidim”, - shprehet Përnaska, e cila vë në dukje kontributet që ka dhënë për një periudhë të gjatë kohe për Partinë Demokratike. Në këtë kuadër, Përnaska thekson se “brenda angazhimit që kam pasur në PD dhe në saje të karrierrës kam gatishmërinë për të qenë kryetare e PD-së për Tiranën”.
Për drejtorin e KESH-it Gjergji Bojaxhi gara duhet të përfshijë emra që plotësojnë kriteret. Bojaxhi shprehet se synon që t’i japë degës një impuls të ri dhe të vitalizojë strukturat e partisë. "Nuk po garoj për të qenë më vonë pjesë e kandidatëve për deputetë të PD-së. Ofroj profesionalizëm dhe integritet”, - shprehet Bojaxhi.
Ndërsa deputeti Edi Paloka, një nga kandidatët më të propozuar nga baza e PD-së, thekson se mund të garoj dhe ta çoj PD-në e Tiranës drejt fitores. Paloka thekson se pikat e platformës së tij janë ristrukturimi i PD-së së Tiranës dhe angazhimi i sa më shumë njerëzve brenda kësaj strukture.
Organizimi
Statuti i PD-së thotë se kryesia e partisë mund të vendosë grupimin e disa seksioneve në njësi më të mëdha organizative dhe që mund të përkojnë me territoret administrativë të njësive lokale apo me territoret elektorale. Seksionet përbëjnë celulën bazë të organizimit të PD-së. Më pas janë grup-seksionet, që do të përbëhen nga disa seksione dhe do të kenë rolin e nëndegëve. Në organizim përfshihen strukturat në rang rrethi, të cilat janë identike me rolin që luajnë degët aktuale në partisë. Në fund janë degët në rang qarku, që përbëjnë organizimin më të madh të partisë.
Kryetari i degës
Sipas nenit 27 të statutit, kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat. Kryetari i degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen lirë të çdo anëtari të kryesisë. Kryetarët i degëve janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.