Ndotet bregdeti i Semanit, kryekomunari lajmëron padi ndaj Albpetrolit

Hidrokarburet pushtojnë plazhin e Pishporos, Darëzezës, Semanit e Divjakës
Mijëra tonë hidrokarbure kanë pushtuar këto ditë gjithë bregdetin e Semanit. Më shumë se 13 kilometra bregdet janë nën presionin e ndotjes si sera dhe mbetje të tjera hidrokarburesh dhe kafshë të ngordhura. Alarmin e ka dhënë i pari kreu i komunës Topojë, Sotir Zarka. Jemi të zënë në grackë nga ky masiv ndotjeje që na ka pushtuar në këtë fillim sezoni të plazhit. Që nga plazhi i Pishporos, Darëzezës, Semanit e deri në Divjakë, nafta dhe hidrokarbure të tjera janë bërë gangrenë. I kemi kërkuar kompanisë së naftës Albertrol sh.a që të marrë masa sidomos tani kur edhe pushuesit kanë nisur të frekuentojnë këtë zonë bregdetare, ka bërë të ditur Zarka. Ai ka shtuar se është bërë gati disa herë që të hedhë në gjyq Albetrolin por sa herë që kryetari i komunës e ka deklaruar këtë, nga ana e kompanisë janë bërë riparime të vogla. Do të hedh Albpetrolin në gjyq si shkaktarin kryesor të kësaj ndotjeje. Nuk mund të lejoj që të na gënjejnë me thërrime. Kur unë komunikoj një ndërmarrje për proces gjyqësor, ata na kushtojnë pak vëmendje. Mirëpo kjo çështje kërkon shumë, pasi edhe derdhjet janë të përditshme dhe aktualisht këtu është krijuar një katastrofë aq sa rrezikojmë largimin e turistëve, ka theksuar më tej Zarka. Në fakt ndotja këtu zë fill qysh me shirat e fundit, të cilat të ndihmuara edhe nga dalja e lumit Gjanica, bën që mijëra tone hidrokarbure të mbushin bregdetin e Semanit. Kjo rrezikon jo vetëm braktisjen e plazhit më të madh në zonën e Myzeqesë, por ai është bërë një ndotës potencial në të gjithë gjatësinë prej 13 kilometrash të të gjithë vijës bregdetare. Ajo fillon nga plazhi i Pishporos deri në Divjakë. Ky plazh i njohur për vlerat kurative dhe dikur shumë i preferuar, po kthehet në një makth të përditshëm, por që në këtë start sezoni e kanë ndier kryesisht drejtuesit e pushtetit vendor, të cilët po merren me sigurimin e një klime të përshtatshme për të patur nje sezon të mbarë. Aktualisht, në këtë zonë enden gjithandej mbeturina, të cilat jo vetëm që vrasin përplasjen e parë me syrin, por shtojnë edhe rrezikun e infeksioneve, pasi në këtë zonë ka vajra që nuk u dihet origjina, kafshë të ngordhura si dhe serë, e cila qëndron mbi rërë. Të gjitha këto, sipas komunarëve vijnë edhe nga vërshimet e lumenjve të zonave naftëmbajtëse të Roskovecit, që derdhen në lumin e Hoxharës dhe shkojnë drejt Detit Adriatik. Në kushtet e krijuara, askush nuk i afrohet bregut të detit, pasi vatrat e serës që janë formuar të pengojnë. Ndërkaq, përball këtij fenomeni nuk heshtin edhe investitorët, të cilët gjatë verës janë në gatishmëri të plotës të pushuesve. Kemi krijuar ambiente komode dhe relaksuese për pushuesit, por duket se këtë vit nuk do të ketë asnjë të tillë. Ndotja është shumë e madhe dhe kemi frikë se mos nuk afrohet njeri në këtë ambient ku shikohet qartë se në në çfarë gjendjeje është ky bregdet. Ne do të presim që situata të rregullohet, por në të kundërt do të ndalim investimin, i cili vetëm me taksat na merr jetën, shprehet Fatmir Rasa. Kështu, një nga plazhet më të bukura në vend vuan nga mungesa e ndërgjegjësimit të kompanisë ndotëse, e cila mesa duket është e vetmja mënyrë për rregullimin e situatës së krijuar, përndryshe edhe këtë vit me mijëra njerëz do ta braktisin këtë plazh.