E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aparatura moderne në pavionin e neurologjisë

Aparatura moderne të standarteve evropiane do mbërrijne brënda këtij viti në pavionin e neurologjisë. Pas kalimit në Parlament të ligjit për financimin e këtij projekti, qeveria ka miratuar kredi të butë e cila kap vlerën mbi 7 milion euro, shume kjo e destinuar për blerjen e ketyre aparaturave. Sipas drejtorit të Qëndrës Spitalore Universitare Nene Tereza, paisjet e reja të teknologjise së fundit do shërbejnë për popullatën në Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal të Zi.
 

Ndërkohë, sipas shefit të neurologjise Mentor Petrela, faza e diagnostifikimit të semundjeve ngelet akoma një nga problematikat më të shpeshta që hasen në vendin tonë .
 

Sipas shefit të neurologjisë, aktualisht ky pavion perballet me fluks pacientesh, i cili vjen si pasojë e mungeses së aparaturave. Brenda një dite kryhen 20 deri ne 25 sherbime në resonancë ndërkohë që nevojat janë më të larta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›