Ndotja e detit, Mediu gjobit 19 bashki dhe 17 komuna
19/08/2010 Ministria e Mjedisit “ndëshkon” me rreth 54 milionë lekë 99 subjekte.
Ministria e Mjedisit ka gjobitur gjatë këtyre dy muajve gjithsej 99 subjekte, nga të cilat 19 bashki, 17 komuna dhe 63 subjekte për ndotje të detit mbetje private dhe ndotje akustike. Gjobat janë vendosur pas investimeve të vazhdueshme, sidomos në zonat bregdetare ku janë përqendruar më shumë turistë. Gjobat e vëna prej ministrisë kapin shifrën e rreth 54 milionë lekëve. Ndërkohë që ka realizuar përmes Inspektoratit të Mjedisit në zonën e Golemit dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës shkëputjen e tubacioneve dhe ndërprerjen e derdhjeve të ujërave të zeza në det në 13 subjekte të tjera. Sipas Ministrisë së Mjedisit, higjiena në Shkëmbin e Kavajës dhe Malin e Robit është më e mirë pas bllokimit të derdhjes së ujërave të zeza në det. Shifrat u prezantuan gjatë një konference për shtyp nga drejtori i Kontrollit të Mjedisit, Alfred Deshati, i cili njoftoi për çmontimin përfundimtar të të gjitha tubacioneve të jashtëligjshme, që shkarkonin ujëra të zeza në det, nga zona e Shkëmbit të Kavajës, Golem dhe Mali i Robit.