Wollfarth: Diskrimini duhet të reduktohet në zero

Diskrimini duhet të reduktohet në zero. Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri e bëri këtë apel gjatë fjalës së mbajtur në hapjen e kursit të trajnimit të punonjësve të policisë për diversitetin. Sipas Eugen Wollfarth policia duhet që të luftojë të gjitha aktet e motivuara nga racizmi ose ksenofobia.
Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj nga ana tjetër deklaroi se në policinë e shtetit duhet që femrat të jenë pjesë e të gjitha shërbimeve.
Trajnimi synon që oficerë të lartë të policisë, të gradës drejtor i përgjithshëm deri në drejtues, të trajnohen për katër ditë për çështje të diversitetit në radhët e policisë.