Ndotja shkurton jetën me mbi 1 vit
Ndotja e ajrit, dhe veçanërisht grimcat e pluhurit, të cilat depërtojnë deri në qelizat e mushkërive, dëmtojnë rëndë organizmin tonë. Sipas specialisteve të shëndetit, përveçse ndikojnë për një sërë sëmundjesh të rrugëve respiratore dhe kardio-vaskulare, ndikojnë dhe në shkurtimin e jetëgjatësisë me rreth 13 muaj.
“Nga ndotja e ajrit acarohen klizmat e astmës, acarohen alergjitë dhe mund të shkaktohet kancer. Raporti i fundit i BE-së ka vërtetuar se shkurtohet jetëgjatësia në vendet e Europës nga 8.6 deri në 13 muaj”, u shpreh Arben Luzati, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit, pranë Institutit të Shëndetit Publik. Sipas Luzatit, për shkak të ndotjes në vendin tonë shkaktohet një humbje prej 4425 ditësh pune të personave që janë të detyruar të mos paraqiten për problemet shëndetësore që u shkaktohen nga ndotja.
#