Ndotja tej normave ndal punën e "Kurum"
Furrat e shkrirjes së kompanisë turke "Kurum International" kanë ndalur punën. Dje, janë stakuar të gjitha uzinat dhe linjat e veçanta të prodhimit industrial, për shkak të montimit të impiantit modern të thithjes së gazrave në atmosferë.
Përkundër planeve investuese të kësaj kompanie në drejtim të filtrimit të ajrit, specialistët turq u vunë përballë disa kushteve të instancave të qeverisjes vendore, që nga komunat gjer te Bashkia e qytetit të Elbasanit.
Fillimisht ishte Këshilli i Komunës së Bradasheshit ai që mori vendim unanim për t‘iu komunikuar drejtuesve të firmës mbylljen e aktivitetit deri në marrjen e masave efikase për pastrimin e ajrit. Së dyti, Bashkia e Elbasanit, nëpërmjet kreut të saj, Qazim Sejdini, kishte ngritur akuza të shpeshta, duke fajësuar kompaninë turke "Kurum International" sa për ndotjen e mjedisit, aq edhe si shkaktare e vdekjeve të njëpasnjëshme me origjinë kanceroze nga ndotja e mjedisit.
Në njëfarë mënyre, në sinkron me këto kundërshti, shkoi edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit, që vendosi në shumë pika matës të teknologjisë moderne për matjen e përqindjes së ndotjes në atmosferë. Ndërkohë, disa muaj më parë, zëvendësministri i Mjedisit, Aleksandër Garulu, në emër të qeverisë shqiptare kërkoi vënien e pajisjeve të tilla elektronike, që kur të mos punonin filtrat e thithjes së tymit, të stakohej automatikisht puna në furrat e shkrirjes.
Për rrjedhojë, uzina më ndotëse e ajrit në këtë zonë, ajo e Çelikut, ka ndërprerë punën prej dy ditësh, uzina e Petëzimit të Mesëm, si dhe ajo e Doromit-Gelqeres. Sipas specialistëve turq, shuma e investuar për instalimin e impianteve gjigante të pastrimit të ajrit në mjediset e vetë uzinave, si dhe për pastrimin e mbetjeve që shkarkohen në atmosferë është 4.2 milionë euro
Mësohet se nga afro 450 metalurgë të punësuar në këtë kompani, vetëm 50 prej tyre, specialistë e punëtorë, do të punojnë efektivisht për instalimin e pajisjeve. Pjesa tjetër do të paguhet me 70 për qind të pagës deri në përfundim të periudhës së "konservimit".
Investimi do të përfshijë së pari impiantet filtruese, por edhe përsosmërinë e teknologjisë së prodhimit, kryesisht në furrat e shkrirjes. "Ne jemi njohur me një pjesë të teknologjisë perëndimore që po përdoret për modernizimin e impianteve filtruese në oxhaqet e uzinave dhe specialistët turq kanë dhënë garancinë në masën 99 për qind të pastrimit të ajrit, duke dhënë parametra shumë më poshtë të standardeve të lejuara evropiane, që do të monitorohen në vazhdim", pohoi kreu i Zyrës Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit në Elbasan, Beqir Kila.
Investimi i filluar pritet të përfundojë më 20 dhjetor të këtij viti. Në momentin e nisjes së punës do të jenë të pranishëm autoritetet vendore, si dhe përfaqësues të organizmave shtetërore të kontrollit të mjedisit.