Sot fillon regjistrimi për masterat e sistemit të Bolonjës
Ministria e Arsimit publikon udhëzimin për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të dytë dhe Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2008-2009. Regjistrimi i aplikantëve në programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë fillon sot, dhe zgjat deri më 27 tetor, prej orës 08:00 deri në 18:00 pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore. Për regjistrim, aplikanti duhet të dorëzojë dosjen individuale me: Kopjen e noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve, të shoqëruar me listën origjinale të notave; Certifikatën personale, si dhe 2 fotografi; Mandat arkëtimin e tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë. Udhëzimi i MASH saktëson se kandidatët fitues përzgjidhen nga Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në bazë të kritereve të pranimit të përcaktuara prej tyre dhe të publikuara më parë. Për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, në këto programe studimi, do të ngrihen komisione ad-hoc. Ata do t‘i përcaktojnë fituesit mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur, njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara për të gjithë ata kandidatë, që vijnë nga programe studimi të ngjashme, të ciklit të parë.
Universitetet detyrohen t‘i afishojnë listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, brenda orës 16:00, të datës 28 tetor, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga kandidatët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.
Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit, ku janë shpallur fitues, do të zhvillohet nga data 29 tetor deri më 31 tetor, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të universiteteve. Dokumentet e aplikantëve jo fitues u kthehen sërish personave kundrejt kërkesës. Pas mbylljes së regjistrimeve, universitetet publike dorëzojnë në MASH, listat përfundimtare origjinale me regjistrimet e kryera brenda datës 30 nëntor.
Në udhëzimin e djeshëm të Ministrisë së Arsimit saktësohet gjithashtu, se "Institucionet publike të Arsimit të Lartë, duke filluar nga data 23.10.2008, të shpallin në vende të dukshme datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë, në universitete".
Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm të datës 10 tetor 2008 miratoi 2960 kuota për programet e studimit të nivelit të dytë (DND). Këto do të aplikohen vetëm në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik dhe Universitetin Bujqësor. Ndërsa 1050 kuota të tjera janë miratuar për programet e studimit master i nivelit të parë (MNP) që do të aplikohen në universitetet e rretheve. Të dyja këto programe studimi janë funksionale vetëm për studentët e sistemit të Bolonjës, që kanë përfunduar tre vitet e para. Për të plotësuar ciklin e plotë të studimeve, ata duhet të kryejnë edhe dy vite të tjera në njërin nga këto dy programe.