E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenico Severino, përcjell muzikë italiane në TKOB

Pianisti, këngëtari, kompozitori, Domenico Severino, autor i shumë këngëve dhe kolonave zanore në kinema dhe televizione, do të jetë sot në Tiranë për një koncert në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me rastin e edicionit të VIII të Javës së gjuhës italiane në botë. Gjatë koncertit "Këngë të bukura, autorë të mëdhenj", me rastin e 50 viteve të muzikës italiane, 1950-2000, maestro Severino do të paraqesë një antologji mbi sukseset e këngës italiane përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit. Ai do të sjellë në skenën e TKOB këngë nga artistë të mëdhenj siç janë Adriano Celentano, Gianni Morandi, Lucio Dalla, Francesco De Gregori, Nomadi, Lucio Battisti, Gino Paoli, Roberto Vecchioni, Paolo Conte, Renzo Arbore, Mina, Fred Buscaglione, Peppino Di Capri, Edoardo De Crescenzo, Totò, Renato Carosone. Maestro Domenico Severino, është njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i shumë emisioneve të njohura italiane si Domenica In; Uno Mattina; La vita in diretta; Sarabanda; Buona Domenica etj. Përveç tyre, ai ka zhvilluar me sukses turne të shumtë në vende si Bejruti, Athina, Tajvani, Madridi, Brukseli, Tel Avivi, Stokholmi etj. Ai është diplomuar në muzikë pranë Universitetit të Bolonjës, ndërsa është edhe presidenti i shoqatës kulturore "A.M.S" Art, Muzik dhe Spektakël, në Kalabri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›