E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jakup Keraj, një ekspozitë retrospektive kushtuar piktorit

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, të premten, më 24 tetor, organizon veprimtarinë retrospektive, kushtuar piktorit shqiptar, Jakup Keraj. Në këtë ekspozitë, publiku do të njihet me vepra nga koleksioni privat, të cilat shfaqen për herë të parë në publik. Në ekspozitë do të ekspozohen rreth 60 punime në vaj, laps, akuarel dhe mes tyre do të zënë vend të paktë edhe vepra që janë ekspozuar më parë, të cilat tashmë janë pronë e GKA dhe e familjes. Ekspozita do të hapet në sallën e vogël dhe kurohet nën idenë e përzgjedhjes retrospektive të kombinuar me kapitujt e gjinive që ka trajtuar piktori gjatë gjithë jetës së tij krijuese.

Kryesisht impresionist në artin e tij, një pjesë e mirë e veprave të Kerajt, mbi 100, nuk janë ekspozuar asnjëherë për publikun. Sot në Galerinë e Shkodrës ruhen 22 vepra të piktorit, ndërsa në Galerinë Kombëtare të Arteve rreth 26 vepra të tij. Gjithashtu në ekspozitë do të zënë vend të pakët vepra që janë ekspozuar më parë, të cilat janë pronë e GKA dhe e familjes. Ato janë zgjedhur për vlerën e lartë artistike. Jakup Keraj ka lindur në Shkodër, në vitin 1933, ndërsa ka ndërruar jetë në 1987-ën. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura, San Petërburg. Jakup Keraj ka çelur një numër të madh ekspozitash e para prej tyre i përket vitit 1964, në Shkodër.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›