E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi: Konsumatorët janë mbifaturuar



Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi ka deklaruar se nga verifikimi i matësave të ujit gjatë muajit janar dhe shkurt ka rezultuar se 9335 konsumatorë janë mbifaturuar. Por sipas tij këta qytetarë do të konpensohen. Gjithashtu Dollapi ka deklaruar, se 4720 konsumatorë s'kanë shlyer pagesat dhe 18200 kanë fatura zero. Të gjitha rastet kur në matës gjendet ujë i pafaturuar,kjo sasi do të përfshihet në faturë dhe llogaritet me ccmimin e mëparshëm.

Gjithashtu Sahit Dollapi , ka garantuar të gjithë kryeqytetasit se uji që del nga çesmat e tyre është ujë i pijshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›