E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndragheta, mbretëria e krimit që vlen miliarda dollarë

Ekspertët

“Ndragheta”, në rrjet krimi i organizuar në Itali, që sa vjen e forcohet, kryen një veprimtari të paligjshme me vlerë prej miliarda dollarësh gjatë një viti kalendarik. Ekspertë të krimit dhe hetues italianë theksojnë se rrjeti “Ndragheta”, me qendër në rajonin jugor të Kalabrisë, ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më tepër dhe ka zgjeruar aktivitetin ndërkombëtar. Një raport i fundit i grupit kërkimor italian, “Eurispes”, thotë se kjo organizatë është e përfshirë në aktivitete nga më të ndryshmet, që nga trafiku i drogës dhe zhvatja e parave, në kontrabandën e armëve, prostitucionin dhe tani po angazhohet edhe në imigracionin e paligjshëm. Kërkimi zbuloi se “Ndragheta” është e pranishme dhe e fuqishme në Amerikën e Veriut, Kanada, Amerikën e Jugut dhe në Australi. Ajo vepron edhe në Europën Veriore e Lindore dhe është shndërruar praktikisht në një konglomerat të vërtetë biznesi. Një nga karakteristikat e saj është se penetrimi në këtë organizatë është tepër i vështirë, gjë që vështirëson marrjen e informacionit mbi mënyrën si operon ajo. Struktura e saj është thuajse ekskluzivisht e bazuar në lidhjet familjare.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›