Ndrangeta po shkatërron Evropën, komandon çmimet e naftës
Emri Ndrangeta jehoi si bombë në mediat botërore, pas kasaphanës së 15 gushtit 2007, që ndodhi në picerinë "Da Bruno", në qytetin gjerman të Duizburgut, kur u vranë gjashtë të rinj. Kjo ishte hera e parë, që mafia gjakësore e Kalabrisë, nga Jugu i varfër i Italisë, e tregoi fytyrën e saj të vërtetë në Evropë dhe në botë.
Ndërsa fytyrat e bosëve sicilianë mbushnin faqet e gazetave, mafia rurale kalabreze zhvillonte rrjetin e vet nëpër të gjithë botën.
Mentaliteti i mbyllur dhe i rezervuar e ka ndihmuar atë në hapat e parë të zgjerimit, kur pa ndërprerje u pasurua dhe u bë ekonomikisht e fuqishme, partnere e pashmangshme në zgjedhje dhe në biznes në Itali. Raporti i Eurispes-it ka konfirmuar se organizata më e madhe kriminale në botë është kalabrezja Ndrangeta, e cila, sipas vlerësimeve, ka një qarkullim vjetor 44 miliardë euro, të barabartë me prodhimin kombëtar bruto të Lituanisë (13.2 miliardë euro) e Sllovenisë (30.4 miliardë euro) së bashku.
Ndrangeta ofron shërbime si në Itali, ashtu dhe në botë. Kujtojmë rrjetin e ushqimeve të shpejta, të prodhime të njohura identike, që sjellin një fitim prej milionash, por një fitim kriminal. Ndrangeta është bërë organizata më e madhe kriminale.
Luftëtari i shquar kundër mafies, prokurori publik i rajonit të Kalabrisë, Salvatore Boemi, duke folur ekskluzivisht për gazetën "Vijesti", thotë: "Ne kemi filluar të luftojmë intensivisht kundër mafies në vitin 1993, që nga momenti kur u vranë prokurorët legjendarë Falkone e Borselino. Shteti italian ka qenë i detyruar të merret seriozisht me problemin e mafies. Në fillim kanë qenë të përqendruar më shumë te mafia siciliane, duke lënë pas dore dhe nënvleftësuar forcën e mafies kalabreze. Ajo është pjesë e masonerisë së fshehtë e të fortë, e cila ashtu si dhe organizata të tjera kriminale, kishin futur rrënjët e tyre në institucionet shtetërore.
Ndrangeta kontrollon sot, jo vetëm tregtinë e kokainës e armëve në botë, por edhe tregun e naftës në Evropë. Nuk dua të jem pesimist, por duhet të them se nuk shikoj politikë të re në luftën kundër Ndrangetës. Dhe ajo që është më e rëndësishme, Ndrangeta nuk është e fortë vetëm brenda, si organizatë kriminale në Itali, me 44 miliardë euro qarkullim në vit, por është e pranishme edhe në vende të tjera të Evropës dhe në kontinentet e tjera.
Pas gati një vit hetimesh, prokuroria kalabreze me ndihmën e kolegëve gjermanë, bëri që emri i picerisë "Da Bruno", t‘i mbushë përsëri faqet e para të shtypit. Prokurorët italianë paraqitën kërkesën për mbylljen e picerisë, pasi kishin dëshmi se në të grumbulloheshin mafiozë dhe bënin marrëveshjet e bizneseve të fshehta. Kërkesën e firmosi personalisht prokurori Boemi, shef i ekipit të hetimeve për gjakderdhjen e Duizburgut.
Si është bashkëpunimi mes gjykatave të vendeve të BE-së, kur flitet për luftën kundër mafies!
Me keqardhje duhet të them, se akoma nuk ka pajtim në ligjshmërinë penale të vendeve të BE-së. Për gjykatat italiane, që kanë qenë pionierët e luftës kundër mafies e krimit të organizuar, është e paqartë, pse në shumicën e vendeve të BE-së, nuk ka nene të ligjit penal, të lidhura me shoqatat mafioze. Gjermania nuk mund të na përgjigjet, sepse nuk mund të konfiskojë pasurinë e paluajtshme në territorin vet, pasi nuk e lejojnë ligjet e saj. Kërkesa jonë për mbylljen e picerisë "Da Bruno" në Duizburg, e shkruar në 65 faqe, ka qenë historike, edhe për simbolikën me të cilën i kemi dërguar sinjalin e qartë mafies, se nuk ka vend të sigurt për pasuritë e tyre të paluajtshme, askund në Evropë.
Duket se kasaphana e Duizburgut nuk ka qenë sinjal i mjaftueshëm për praninë e mafies kalabreze edhe në Gjermani, që është dëshmi e vullnetit të pakët për luftë kundër mafies.
Në një gjysmë faqeje, me tre rreshta, prokurori i Duizburgut me keqardhje refuzoi kërkesën tonë për sekuestro, sepse një prej pronarëve të picerisë "Da Bruno" ishte gjerman e nuk ishte i dënuar dhe blerja mendohej të ishte bërë për qëllime të ndershme.
Sipas ligjit gjerman, vetëm nëse pasuria e paluajtshme është produkt i veprimtarisë kriminale, mund të konfiskohet. Për njërin prej pronarëve, për "gjermanin e ndershëm", nuk kishte bazë për konfiskimin e këtyre pasurive.
Duhet ta pranoj se jam mjaft i dëshpëruar, se në Evropë nuk e kanë kuptuar rëndësinë e kërkesës sonë. Refuzimi i kësaj kërkese simbolike për konfiskim është një humbje serioze, jo vetëm për ne, por edhe për policitë e dy vendeve, që me mundim kanë punuar për frenimin e krimit të organizuar. Pa mesazhin e ashpër, se e gjithë Evropa është e bashkuar në luftën kundër kriminalitetit, mafia do të zgjerohet edhe më në Evropë.
Vetëm 15 vjet më parë, Ndrangeta mendohej si mafie barinjsh, ndërsa sot shefat e së njëjtës mafieje kontrollojnë kartelin kolumbian të shitjes së kokainës dhe çmimet e naftës në Rusi. Mafiozët më të rrezikshëm janë në Evropë. Nuk ka vetëm në Itali, sepse e dinë se ne jemi në gjendje t‘i kërkojmë në çdo cep të vendit. Tani, duam të sekuestrojmë pasuritë e paluajtshme në Duizburg, që duhej të ishte vetëm fillimi. Në atë piceri, kryhej rituali i anëtarësimit në Ndrangetë. Ai ishte lokali-seli e mafies. Ndrangeta është problem i Evropës. Është dramatike, që askush nuk dëshiron ta diskutojë dhe dihet mirë se rreth 70% e të ardhurave të mafies vijnë nga tregtia e drogës dhe e armëve, për të cilën flitet pak. Është e pamundur të blihen sasi të mëdha armësh, pa miratimin e qeverive që i shesin ato.Por shefi i policisë së zonës së Duizburgut, Vilfrid Albishauzen, tha se është shumë më e thjeshtë të bësh konfiskim pasurie në Itali, sesa në Gjermani. Ai mendon se parimi italian i konfiskimit duhet të zbatohet edhe në Gjermani, por megjithatë është kritik ndaj drejtësisë italiane. "Italia duhet të rregullojë gjërat në shtëpinë e saj, para se sa të kritikojë punën e të tjerëve. E di se shumë shtete ankohen për bashkëpunimin me Italinë", tha Albishauzen.
Strategjia e Al-Kaedës
Dekadat e fundit Ndrangeta ka gjetur recetën për përsosmërinë e krimit në sektorin më fitimprurës të kriminalitetit, në tregtinë e kokainës. Bosët e Ndrangetës janë bërë pjesëmarrësit më të fuqishëm në blerjen e kokainës dhe kontrollojnë tregun botëror të pluhurit të bardhë. Kanë krijuar ushtrinë e të paguarve të rregullt, që i përdorin me mjeshtëri për mbushjen e arkave të veta. Në raportin e Komisionit Parlamentar Evropian "strategjia e Ndrangetës krahasohet me strategjinë e Al-Kaedës, sekreti i suksesit të së cilës është se "nuk ka strategji të përcaktuar". Është e barabartë ndaj kërkesave dhe kërkimit të tregut dhe ka gjallëri e inteligjencë organike.Narko-kartelet e fuqishme kolumbiane i shohin mafiozët kalabrezë si partnerë të besueshëm, që paguajnë rregullisht. Rrjeti i tyre i shitjes nga Italia i kalon kufijtë dhe përfshin metropolet më të fuqishme evropiane. Ai mbulon të gjithë tregun botëror të pluhurit të bardhë, i cili është nën kontrollin e klaneve kalabreze.