Xhorxh Sorros: "Epoka ku pasuria shkakton destruksion"
Financieri dhe filantropi miliarder Xhorxh Sorros, prej vitesh këmbëngul se Adam Smithi e ka pasur gabim - tregjet nuk janë racionalë dhe as që rregullohen vetvetiu, por të brishtë, të prirur për të krijuar flluska dhe kanë gjithnjë nevojë për ndërhyrjen e autoriteteve. Tani mendon se nuk ka pasur të drejtë. Në librin "Paradigma e re e tregjeve financiare", i cili do të publikohet shpejt, Sorrosi i lidh krizat financiare me "teorinë e tij të reflektimizmit", që shpjegon flluskat financiare.
Keni thënë për vite të tëra që këndvështrimi "laissez-faire" (të rregullohet vetvetiu, pa ndërhyrje) i Grinspanit mbi tregjet globale është i gabuar. Ndiheni se tani qëndrimi juaj është përligjur zyrtarisht?
Për 20 vjet kam pasur një këndvështrim të ndryshëm mbi tregjet dhe gjithçka që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe e vërteton si të drejtë. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri sot, kemi qenë brenda një lloj superflluske, e krijuar më së shumti nga ekspansioni i kreditit bazuar te dollari si rezervë valutore në rang global. Kriza aktuale shënon përfundimin e kësaj epoke. Shenjat ishin shumë të dukshme për të gjithë ata që vendosën t‘i hapnin sytë e t‘i shihnin. Për fat të keq janë të paktë ata që vepruan kështu.
Cilat janë karakteristikat e kësaj flluske?
Të gjitha flluskat përbëhen nga dy komponentë - një trend që mbizotëron realisht dhe një keqinterpretim i trendit. Që të dy ndërveprojnë për të krijuar flluskën. Sipas trendit që është vërejtur gjatë dy dekadave të fundit, krediti është rritur më shpejt se Prodhimi i Brendshëm Bruto, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjithë botën. Në rast se i shihni që të dyja, rezultati do jetë një kurbë parabolike. Keqkuptimi që ka ushqyer këtë trend është ai, sipas të cilit, tregjet janë në gjendje ta korrigjojnë vetvetiu prishjen e këtij raporti, i cili na shtyn drejt një cikli largimesh nga rregullat (derregullimi) dhe liberalizimi. Largimi nga rregullat solli përforcimin e të dyja fenomeneve: të rritjes së kreditit, si dhe të besimit se tregjet mund të rregullohen vetë. Por, në të vërtetë, gjatë dy dekadave të fundit kemi parë me sytë tanë një numër gjigant krizash dhe në të gjitha rastet, autoritetet kanë qenë të detyruara të marrin masa për të vendosur gjërat në vend.
Kështu, nga kjo pikë e këtej, si duhet të zhvillohet kapitalizmi?
Duhet të pranojmë se tregjet kanë prirje drejt eksesit. Autoritetet justifikohen me sistemin, cenimi i të cilit do shkaktonte "shkelje morale ndaj kapitalizmit" - por nuk duhet të veprojnë kështu, duhet të ndërhyjnë për shmangien e flluskave. Po të flasim për shembull në terma rregullatorësh: nuk mjafton të mbahet nën kontroll sasia e parave që gjendet në treg; duhet mbajtur nën kontroll edhe sasia e vlefshme e kreditit.
Në ç‘treg i fituat paratë vitin që shkoi?
Në tregjet në zhvillim - unë i vë bastet e mia në Kinë dhe Indi dhe jo në botën e zhvilluar. Kam ndenjur gjithnjë larg subprimeve (hua që u jepen subjekteve me besueshmëri të ulët me përqindje më të larta interesi) - kam ndenjur larg tregut aq gjatë, sa kam humbur familjaritetin me këtë lloj kredie.
Në ç‘pikë të krizës gjendemi sot. Do të ketë edhe më dhimbje?
Pjesa më e keqe e krizës së likuideve ka kaluar, por pjesa më e rëndë e rënies në ekonominë reale është ende përpara. Mendoj se do të ketë ulje të mëtejshme të çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndoshta nuk kemi mbërritur ende as në gjysmë të rrugës. Gjithashtu, fuqia konsumuese në Amerikë do të bjerë edhe më tej. Së treti, do ketë shtrëngim të kredive për aktivitetet e biznesit. Recesioni amerikan është i pashmangshëm dhe ideja se gjërat do shkojnë në vend në fund të vitit është krejt e pabazuar. Është e pamundur bërja e parashikimeve financiare, por pres thellim të recesionit.
Deri në ç‘shtrirje mund ta ruajnë tregjet në zhvillim ekonominë botërore nga gjithë kjo rënie dhe njëherësh sa do vazhdojnë të arrijnë të pompojnë likuiditete në sistem përmes fondeve të pavarura valutore?
Nën sipërfaqe po ndodh një bum i vërtetë prodhimi dhe kjo po u vjen në ndihmë disa prej tregjeve në zhvillim, megjithëse jo të gjithëve. Kjo arrin të kompensojë tregun global në njëfarë mase, por tregjet në zhvillim përfaqësojnë vetëm 30 për qind të ekonomisë botërore; tregjet e zhvilluara përbëjnë 30 për qind të saj. Kështu që nuk janë në gjendje të kompensojnë plotësisht. Njëherësh krijojnë edhe një problem shtesë, i cili është presioni i krijuar nga inflacioni, duke shkaktuar kostot e karburantit dhe të ushqimeve. Kjo është edhe një prej arsyeve për të cilën autoritetet në të gjithë botën do e kenë të vështirë të përballen me krizën aktuale - u duhet të merren njëherësh me ngadalësimin e ekonomisë dhje me trysninë e inflacionit. Për këtë arsye, në Shtetet e Bashkuara kemi autoritete të ndryshme që kërkojnë të merren masa të ndryshme - ndërkaq përqasja e amerikanëve me këtë problem është e ndryshme nga ajo e evropianëve e kështu me radhë.
Për dikë që nuk beson se është i mundur parashikimi i tregjeve, ju keni ditur të bëni para me thasë prej tyre. Cila është këshilla më e mirë që i jepni investuesve në tregun aktual?
Është koha për të treguar kujdes në trajtimin e pasurisë. Gjendemi në një epokë ku pasuria krijon destruksion. Kështu që njerëzit duhet të jenë shumë konservativë në mënyrën si i trajtojnë pasuritë - ose, në të kundërt shumë dinakë.