E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qesharake, kjo nuk mund të quhet garë, një kandidat i komanduar mëshiron tjetrin”

23-02-2012 / Gazeta 55

Andis Harasani sulmon procesin e përzgjedhjes nga kryesia e PS-së, e kandidatëve për kreun e degës së Tiranës

Ilir Zela pranon rolin e Maqo Lakrorit në garat brendapartiake

Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka sulmuar procesin e zgjedhjes së kryesisë së PS-së. Sipas tij vendimi i djeshëm i kryesisë është qesharak.
“Një kandidat, i komanduar, kërkon shtyrjen e datës se zgjedhjeve për t’i dhënë kohë kandidatit tjetër që të shpalosë platformën... Qesharake!!!! Si mund të quhet garë kjo?”, ka deklaruar Harasani
Nga ana e tij, deputeti Harasani ishte një nga emrat e përfolur për të qenë pjesë e një gare të tillë. Por duke iu referuar mënyrës se si po zhvillohej një proces i tillë, Harasani e kushtëzoi hyrjen në garë me zhvillimin e një procesi të rregullt dhe transparent. Madje, si Harasani ashtu dhe deputeti, Ilir Gjoni, një tjetër emër i përfolur për të kandiduar në këtë post, e cilësuan një proces të tillë në shkelje të statutit të PS-së, për shkak se në të përcaktohet se si veprohet në rast të papajtueshmërisë së mandateve. Ndërkohë që dhe në mbledhjen e dy ditëve më parë, në kryesinë e PS-së mësohet se anëtarët e kupolës rozë kanë debatuar në nëse duhet respektuar apo jo norma statutore, sipas të cilët kryetari i një dege lokal nuk duhet të jetë deputet. Por, pas debateve dhe pas ndërhyrjes së kreut Rama, sipas të cilit Tirana bën përjashtim, si pasojë e rëndësisë dhe peshës së saj elektorale.  Në këtë mënyrë, pritet që pas fushatës në terren të dy kandidatëve, anëtarët e asamblesë socialistë të Tiranës, të zgjedhin drejtuesin e tyre
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi zhvillimin e zgjedhjeve për Tiranën në 3 mars.
Ishte kryesia e socialistëve që zyrtarizoi në orët e vona të mbrëmjes së martë, emrat e Saimir Tahirit dhe Ilir Zelës, si kandidat për kryetar të PS së Tiranës. Emri i Tahirit shkaktoi kundërshtimin e deputetëve Arben Malaj dhe Andis Harasani, ndërsa më herët edhe deputeti Ilir Gjoni kërkoi që kandidatët të mos jenë deputetë.
I takon asamblesë socialiste të kësaj bashkie për të thënë fjalës së saj, se cili do të jetë fituesi.
Për më shumë se tre orë mbledhje, kryesia e kësaj partie diskutoi mbi një sërë çështjesh, siç ishte reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Por një vëmendje të veçantë në këto diskutime kishte dhe raporti PS-Media, për shkak se tashmë kjo parti është përfshirë në një proces parapërgatitor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje, përmes një deklarate për shtyp, PS informoi se gjatë mbledhjes së këtij forumi, kryetari, Edi Rama propozoi ngritjen e një grupi pune për hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun, propozim i cili u miratua nga anëtarët e kryesisë. Gjithashtu, kjo mbledhje vendosi dhe ngritjen e një grupi pune që do të koordinohet nga deputetja Olta Xhacka dhe drejtohet nga anëtarja e kryesisë, Eglantina Gjermeni për të konceptuar një projekt që do i serviret kryesisë në mbledhjen pasardhëse, mbi organizmin e forumit të gruas.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›