E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndreca: Nuk do i vrasim se i bëjmë burra, do i gjymtojmë. I përdjekuri kërcënon dhe mediat

Share

(E PERDITESUAR)- Gjergj Ndreca, ish- i përndjekuri i bërë i famshëm për sulmet ndaj politikanëve, thotë se së shpejti do ketë një parti të re, të quajtur Lëvizja e të Burgosurve Politikë. Ai thotë se ka alergji nga partitë, por janë detyruar të ndërmarrin këtë veprim. Tubimin e parë si parti do e bëjnë në Spaç.

Kemi alergji nga fjala parti, nisur nga fakti se në 20 vite këto partitë tona nuk kanë bërë asnjë për Shqipërinë. Por ne jemi të detyruar ta deklarojmë si parti në gjykatë lëvizjen tonë, për të marrë të drejtat e këtij statusi dhe për të vijuar me aksionin tonë në mbrojtje të të gjithë atyre që gjatë këtyre 20 viteve nuk kanë përfituar asgjë nga partitë, thotë Ndreca për të përditshmen Shqip.

Ndreca paralajmëron sërish zyrtarët e lartë, por thotë se nuk duan ti vrasin se u bëjnë nder. Ne nuk do të vrasim njeri, sepse ti vrasësh ata njerëz që kanë nëpërkëmbur të përndjekurit i bën burra. Ne vetëm kemi qëllim ti gjymtojmë për ti poshtëruar, në mënyrë që të kujtohen për neglizhencën që kanë shfaqur ndaj klasës sonë.

Por siç raporton Respublica, mësohet se Ndreca po kërcënon edhe redaksitë e mediave.

Tashmë Gjergji po del hapur, dërgon shkrime nëpër redaksi gazetash, madje kërcënon me vendosje bombe nëse nuk ia botojnë. Një shfaqje e tillë ka ndodhur pak ditë më parë në një redaksi, gjë e cila iu konfirmua Respublic-ës nga burimet e saj. Burimet vijojnë më tej duke thënë se kërcënimi i Gjergjit nuk u mor shumë seriozisht, duke njohur personazhin, shkruan respublica.al

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›