Topi: Gjyqësori të mos ndikohet nga presionet politike dhe ekonomike
Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar sot se është e rëndësishme konsolidimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm e profesional e të painfluencuar nga trysnitë politike apo ekonomike. Gjatë një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani,
Topi gjithashtu theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes institucioneve ligjore të të dyja vendeve tona në përpjekje për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës sipas standardeve më bashkëkohore evropiane.
Në këtë kuadër Presidenti Topi dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani vunë në pah rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese respektive dhe marrëveshjeve të ndryshme në fushën e drejtësisë mes dy vendeve tona.