E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndreu pezullohet me 10 ndeshje



Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, u pezullua 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas incidenteve të shefit të klubit krutan me futbollistin kroat të Skënderbeut, Antonio Rukavina. Përveç kësaj mase, më e renda e dhënë për një trajner të Superligës, Ndreu duhet ta paguajë në arkën e FSHF-së edhe një gjobë prej 50 mijë lekësh. Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, u pezullua dy javë nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas kartonit të kuq të marrë në derbin e humbur me Dinamon (2-1).

Miqësore U-19, Shqipëri – Qipro 2-2

Shqipëria U-19 barazoi 2-2 në “Ruzhdi Bizuta” të Elbasanit me Qipron e kësaj moshe, në miqësoren e dytë brenda dy ditësh midis dy përfaqësueseve. Hoxha (25’) dhe Manuka (79’) shënuan për Shqipërinë e drejtuar nga Ramadan Shehu. Karambolos (54’) dhe Filaktu (90’) realizuan për Qipron. Takimi i parë në “Niko Dovana” i zhvilluar të martën përfundoi 1-1. Golin për seleksionin shqiptar në atë takim e shënoi talenti shkodran Bekim Balaj në minutën e 60-të, përpara se qiprioti Alkiviadou ta barazonte shifrat pesë minuta më pas, në të 65’. Dy skuadrat do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera midis tyre, por kësaj radhe në Qipro.

Salihi në “skanerin” e policisë izraelite

Sulmuesi shqiptar i Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi, së bashku edhe me lojtarin tjetër, Yasin Pehlivanm dhe shefin e zyrës së shtypit të skuadrës austriake, Sharif Shoukry, të cilët janë me origjinë myslimane i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë në aeroportin e Izraelit. Të tre janë “skanuar” nga policia izraelite. Në “lupë” ka qënë shefi i shtypit, Shoukry”, mbiemri i cili ka rrënjë egjiptiane dhe mbiemri i tij përkonte me një terrorist shumë të kërkuar. Lajmi raportohet nga faqja austriake në internet, Oe24.at.

Cana: “Sandërlendin e pret një ardhme e ndritur”

Lorik Cana shikon një të ardhme të ndritshme të Sandërlendi. “Macet e zeza” kanë bërë një start të madh gjatë këtij sezoni në Premier Ligë, ku kulmet janë barazimi në “Old Traford” me Mançester Junaitid, dhe së fundi fitorja 1-0 kundër Liverpulit.
Kapiteni shqiptar i Sandërlendit, i blerë për 5 milionë sterlina nga Marseja, është dhe lojtari që po spikat më shumë në “Stadiumin e dritës”, por Cana tha për gazetën “Sanderland Echo”, se ekipi mund të japë më shumë. “Ne kemi pasur tre apo katër paraqitje të mira në vazhdimësi dhe kjo na jep besim të madh. Unë mendoj se ekipi mund të shkojë mirë e më mirë”.

Manchester fiton 1-0 me CSKA Moskë

Manchester United fitoi 1-0 me CSKA Moskë në kryeqytetin rus, falë një goli të realizuar nga Luis Antonio Valencia në minutën ë e 86-të, duke pasur pikë të plota, 9, në Grupin B të fazës së grupeve të Champions League.

22 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›