E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në sheshin Skënderbej, devijohet qarkullimi i makinave

Ka nisur dhe faza e dyte e punimeve, vazhdim i atyre qe nisen ne sheshin “Skenderbej”. Ato tashme jane shtire ne disa drejtime kryesore duke rrethuar qendren e Tiranes. Keshtu faza e pare e punimeve ka nisur menjehere pas deklarimit te nje dite me pare te kreut te bashkise Edi Rama.

Pjesa para Pallatit te Kultures dhe lulishtja mbrapa monumentit te Gjergj Kastriotit Skenderbej i eshte nenshtruar punimeve te cilat qe ne diten e pare duket se kane sjelle veshtiresi ne kalimin e qytetareve, por edhe te automjeteve duke krijuar here pas here edhe kaos ne trafik.

Por per te shmangur trafikun dhe veshtiresite qe mund te hasin kembesoret, bashkia do te marre disa masa. Tashme qarkullimi i automjeteve do te orientohet ne unazen e vogel, ne rrugen pas Muzeut Kombetar, duke vazhduar pas Bankes se Shqiperise duke u lidhur nepermjet ures se re mes pallateve ‘Shallvare’ dhe pallateve ‘Agimi’ me dy senset e unazes.

Bllokimi i nje pjese te sheshit, perpara Pallatit te Kultures do te devijoje trafikun dhe do te ndryshoje kahun e qarkullimit te makinave ne rrugen “Qemal Stafa”, prane prokurorise se pergjithshme, e cila do te lidhet me rrugen Bardhyl.

Rruget qe do te mbyllen jane para Pallatit te Kultures dhe Muzeut Kombetar. Nderkohe do te hiqen parkimet ne rrugen “Mine Peza”, “Deshmoret e kater shkurtit” si dhe ne rrugen midis Bankes se Shqiperise dhe selise se PS.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›