E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franco Frattini sot në Tiranë për vizat dhe integrimin e Shqipërisë

Shefi i diplomacise italiane Franko Fratini mberrin sot ne Tiranë, ku do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Liberalizimi i vizave te Shqiperise me vendet e zones “Shengen” dhe integrimi në Bashkimin Evropian, do të jenë çështjet kryesore të axhendës se Ministrit te Jashtem te Italise. Takimin e pare Fratini do ta kete me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtem Ilir Meta, me te cilin me pas do te dalin ne nje konference te perbashket shtypi per gazetaret. Me pas Fratini do te takoje kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi.

Kjo është vizita e katërt e kryediplomatit italian, Franco Frattini, i cili e ka vizituar më parë vendin tonë edhe në cilësinë e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian për çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë.

Kjo vizitë e Fartinit realizohet pak dite para se Brukseli te jape vleresimin e tij per Shqiperine rreth liberalizimit te vizave, si edhe 3 dite para se kryeministri Berisha t’i dorezoje autoriteteve me te larta evropiane, pergjigjet e pyetesorit per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›