E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Të rishihet reduktimi i trupave të NATO-s në Kosovë

BRUKSEL Me ftesë të Admiral James Stavridis, komandant i Komandës së Aleancës për Operacionet, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami zhvilloi një vizitë zyrtare në

Shtabin Qendror të Komandës së Aleancës për Operacionet (SHAPE). Takimi mes ministrit të Mbrojtjes, Imami dhe Admiral Stavridis kishte si objekt kryesor diskutimin mbi angazhimet, detyrimet dhe kontributet e deritanishme dhe ato të pritshme të vendit tonë në operacionet e drejtuara nga NATO-ja. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami paraqiti një panoramë të plotë të statusit aktual dhe proceseve të reformimit dhe ristrukturimit, nëpër të cilat po kalojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Imami u ndal veçanërisht në zhvillimet dhe situatën më të fundit në Kosovë. “Për shkak të tensionimit të situatës në Veriun e Mitrovicës, vlerësoj se planet e NATO-s për reduktimin e trupave në terren duhet të rishikohen dhe përshtaten në varësi të sigurisë në Kosovë, dhe jo të drajvohen nga planifikimi kalendarik”, - u shpreh në takim ministri Imami. Ndërsa pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, Imami ka theksuar se zgjidhja e vetme për problemet në Veri të Kosovës mbetet zgjidhja politike, që duhet të vijë si fillim nga Beogradi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›