E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet e klimës do godasin 174 milionë fëmijë dekadën e ardhshme

Ndryshimi i klimës është një emergjencë globale pasojat e të cilës do të bien kryesisht mbi fëmijët. Një fakt i tillë pohohet në një sondazh alarmi zhvilluar nga organizata humanitare "Save the Children". Sipas këtij sondazhi, gjatë dekadës së ardhshme do të rezultojnë mbi 175 milionë fëmijë të prekur nga fatkeqësitë natyrore, gjë që faktohet edhe nga parashikimet e raportit të ri "ngrohja globale dhe mbijetesa e fëmijës në epokën e ndryshimeve klimatike", publikuar në Barcelonë me rastin e negociatave botërore për takimin e klimës. Ndryshimi i klimës është kërcënimi më serioz për shëndetin dhe mbijetesën e fëmijës në shekullin 21 dhe sipas "Save the Children" do të ketë rreth 175 milion fëmijë në vit, që do të jenë viktimat e rritjes së fatkeqësive natyrore gjatë dekadës së ardhshme si psh. nga përmbytjet, ciklonet, uria etj. Raporti pohon ndër të tjera edhe se fatkeqësitë do të rriten nga shtimi i kequshqyerjes dhe sëmundjeve të tilla, si malaria dhe pneumonia, diarre, që janë tashmë ndër vrasësit më të rrezikshme të fëmijëve. Duke iu referuar ndryshimeve klimaterike, së fundmi u bë e ditur edhe se më shumë se një e treta e florës dhe faunës së botës ka rrezik të zhduket. Lista e emrave të kafshëve dhe bimëve në rrezik, e quajtur lista e kuqe e IUCN, prezantuar në Zvicër, nuk kursen asnjë kategori duke filluar nga gjitarët, zvarranikët, amfibet, peshqit dhe bimët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›