Nis java e performancave së të rinjve
“Java e performancës artistike së të diplomuarve të rinj të Arteve”, ka nisur dje në Akademinë e Arteve.
E paraprirë nga një konferencë shtypi dje paradite, aktiviteti do të organizohet sa në ambientet e Akademisë së Arteve dhe në Ministrinë e Kulturës, ku do të marrin pjesë Sokol Shupo, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, Petrit Malaj, rektor i akademisë, Kastriot Çaushi, dekan i Fakultetit të Artit Skenik dhe Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i agjencisë publicitare “Ogilvy Albania&Kosovo”.
Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e artistëve të rinj të sapo diplomuar në fushën e artit, muzikës dhe dramës, duke paraqitur përgjatë kësaj jave punët e tyre më të mira nëpërmjet ekspozitave, pjesëve teatrale, koncertore etj. Është hera e parë që realizohet një projekt i tillë, i cili synon ndërgjegjësimin e shtetit dhe aktorëve të tjerë si dhe motivimin e artistëve të rinj, duke krijuar kështu një traditë të përvitshme. Pas shfaqjeve të shumta që do të mbahen për shtatë ditë rresht, ku publiku do të ketë mundësinë të njihet me arritjet më të mira të shkollës së arteve, në datën 11 korrik në sallën “TEFTA T. KOÇO” në MTKRS, do të organizohet dhe një mbrëmje gala e ndarjes së çmimeve. Prezantues të kësaj mbrëmjeje do të jenë artistë të njohur, të ftuar, personalitete të ministrive dhe institucioneve të tjera dhe pjesëmarrës studentë të fakulteteve të Artit Skenik, Pamor dhe atij të Muzikës. Pas vlerësimit të performancave artistike më të arrira, çdo fakultet të japë nga një çmim, në fushën e artit skenik, pamor dhe atij të muzikës. Çmimet do të jepen nga juria e përbërë nga disa prej figurave më të spikatura të skenës shqiptare për tre të diplomuarit më të mirë në fund të aktivitetit. Njërin nga tre çmimet fituese dhe pikërisht çmimin fitues për studentin më të mirë të arteve pamore do ta japë dhe agjencia prestigjioze në fushën e marketingut “Ogilvy Albania& Kosova”, projekti më i fundit i të cilës skulptura tipografike NEWBORN, simbol i pavarësisë së Kosovës, e krijuar nga drejtori kreativ i “Ogilvy Albania&Kosova”, Fisnik Ismaili, ka marrë çmimin “Luani i artë për Dizajn” në Festivalin e 55-të Ndërkombëtar të Publicitetit në Kanë.