Vata: Ja merkato për lojtarët kuqezi
Menaxheri shqiptar i njohur në arenën ndërkombëtare, Rudi Vata pohon se disa futbollistë kuqezi ndiqen me interes nga skuadra të huaja.
Jetmir Halilaj
“Arbër Abilaliaj është një ndër lojtarët e kampionatit shqiptar që ka ngjallur interesin e disa klubeve gjermane dhe franceze. “Abilaliaj është një futbollist që ka të dhëna të shkëlqyera, megjithëse sezonin e kaluar ai nuk ka mundur që të shpalosë aftësitë e tij te Partizani. Aktualisht për të interesohen disa klube të Bundesligës 2, por edhe një skuadër franceze e Ligës së dytë, madje kjo e fundit ka këmbëngulur për sulmuesin. Të shohim se çfarë mund të bëjmë, sepse deri tani jemi në fazën e bisedimeve”, ka thënë Vata. Ndërkaq mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare U-19, Ditmar Bici është në provë te skuadra bullgare e Bellasicës, aty ku luan edhe shkodrani Klodian Semina. “Bici është një djalë shumë i talentuar dhe aktualisht është në provë te Bellasica. Nëse arrin të kalojë testimet dhe t’u lërë përshtypje të mira drejtuesve, padyshim që do të ishte një hap i madh për të”, ka thënë Vata, i cili ka mundësuar testimin e lojtarit në skuadrën bullgare. Ditmari është djali i trajnerit të njohur shqiptar, Vasil Bici. Për sa i përket dyshes së mbrojtjes kuqezi, Dallku e Curri, Vata thotë se lojtarët kanë një problem me klubin e tyre, i cili kërkon një shumë parash marramendëse për t’i lënë të lirë. “Të dy futbollistët u vëzhguan nga menaxherët e disa klubeve gjermane në ndeshjen miqësore kundër Polonisë më 27 maj, por nuk shkëlqyen, ka thënë Vata. Ndryshe nga Hyka, i cili ra vërtet në sy dhe i bindi drejtuesit e Maincit, dy mbrojtësit bënë një paraqitje të zakonshme. Kjo nuk mjaftoi që t’i bindnin menaxherët të paguanin shumën prej një milion dollarësh për kartonin e tyre, shifër shumë e lartë për një klub gjerman të Bundesligës 2. Lojtarët janë të dy shumë të aftë dhe të talentuar, por duhet të bisedojnë shtruar me drejtuesit e skuadrës ukrainase të Vorskla Poltavës dhe t’i bindin që të jenë më të arsyeshëm me kërkesat që kanë. Megjithatë për ta interesohen ende disa klube gjermane”. Hamdi Salihi është një tjetër lojtar që ka ngjallur interesimin e klubeve të Bundesligës. “Salihi është një lojtar i shkëlqyer dhe kërkesa për futbollistë si ai ka gjithnjë. Unë nuk e di se kush e menaxhon, por mendoj se pas shkëlqimit vitin e kaluar, ku shënoi 14 gola, ka një mundësi të artë për të shkuar në një skuadër të një niveli më të lartë se Riedi”, ka thënë Vata.