E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet klimatike zgjidhin konfliktin Indi-Bangladesh

Ndryshimet klimatike zakonisht ndezin debat të ashpër. Por tani, kjo dukuri zgjidhi një konflikt politik: një ishull në Gjirin e Bengalit, i cili është pretenduar si nga India, ashtu edhe nga Bangladeshi, është mbuluar nga deti.

India dhe Bangladeshi për dekada të tëra janë grindur për një ishull të vogël, por tani ky ishull, si pasojë e ndryshimeve klimatike është mbuluar nga deti, e me këtë është zgjidhur edhe problemi.

Vlerësimi i fotografive satelitore ka dëshmuar se ishulli është fundosur, për shkak të ngritjes së nivelit të detit, deklarim drejtori për studime oqeanografike në Universitetin e Kalkutës, Sugata Hazra.

Zhdukjen e ishullit e kanë konfirmuar edhe peshkatarët. Ishulli ka pasur një madhësi prej nëntë metra katrore dhe ka qenë dy metra mbi nivelin e detit, në momentin kur është hartografuar në vitin 1985.

Që nga vitet e 70-ta, ishulli është pretenduar si nga India, ashtu edhe nga Bangladeshi.

“Vite të tëra të negociatave diplomatike nuk ishin në gjendje ta zgjidhin këtë grindje. Tani këtë e bënë ndryshimet klimatike”, tha Hazra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›