‘Terrorizmi ndërkombëtar’ edhe në Kosovë

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare u promovuan dy libra, që nuk janë edhe aq të përafërt me njëri tjetrin. I pari është libri “Terrorizmi ndërkombëtar” nga Prof. Dr. Kolë Krasniqi dhe i dyti “Procedura penale” nga Prof. Dr. Azem Hajdari.
Për këta libra referuan Prof. Dr. Ismet Salihu, Mr. Shemsedin Piraj, Prof. Dr. James Albrecht dhe Dr. Ragip Mulaku.
Duke i dhënë disa refleksione për librin e Krasniqit, Salihu tha se libri “Terrorizmi ndërkombëtar” është një studim gjithëpërfshirës që përmbledh dhe analizon nocionin dhe dallimin e veprave penale politike nga të gjitha format tjera të veprimit kriminal, veçmas të terrorizmit ndërkombëtar.
“Ajo që duhet theksuar që në fillim është fakti se përmes këtij studimi, autori në kohën më kritike dhe në mënyrë të argumentuar shkencore ka bërë dallimin në mes të terrorizmit dhe lirive çlirimtare. Posaçërisht këtë paralele e ka tërhequr midis akteve terroriste dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave nacionale”, tha Salihu.
Ai më tutje foli më shumë rreth biografisë së autorit, citoi disa fjali të autorit që i ka thënë në parathënie dhe aty këtu edhe në libër, citoi po ashtu disa thënie të autorëve të ndryshëm mbi terrorizmin, tregoi në sa kapituj është i ndarë ky libër dhe tërë përmbajtjen e librit e kapërceu, duke kaluar te literatura, të cilën e ka shfrytëzuar autori.
Ndërkaq, për librin e Azem Hajdarit, Salihu tha se paraqet librin e parë të këtij lloji në Kosovë.
Librin e tij, Krasniqi e ka botuar në vitin 2005 në Tiranë dhe në vitin 2010 në Prishtinë.
Ai e ka shkruar këtë libër pasi ka mbrojtur temën e Doktoraturës me titull “Terrorizmi ndërkombëtar me vështrim të posaçëm të sulmeve në Austri dhe masave efektive për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar” në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës në qershor të vitit 1998. Që nga viti 2005 është profesor i rregullt në Kolegjin Universitar “FAMA”. Ndërsa në vitin 2007, u emërua Dekan i Fakultetit Juridik dhe Drejtor i “Institutit për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit”, pranë këtij kolegji.
Referuesi nga New Yorku, James Albrecht, tha se ka përvojë edhe akademike edhe praktike në fushën e studimit të këtij libri, pasi që ka mbi njëzetë vite përvojë në mësimdhënie në nivelin universitar dhe në akademitë policore si dhe me rreth njëzetë vjet të tjera duke punuar për departamentin e policisë në New York.
Sipas tij, kur flasim për fushën apo për botën e terrorizmit ndërkombëtar, mund ta ndajmë atë në katër fusha madhore: terrorizmi majtist socialist, terrorizmi djathtist nacionalist, terrorizmi religjioz radikal dhe terrorizmi personal me një person të vetëm, i cili mundohet t’ia imponojë veprimet e veta botës.
“Mund të them se kam lexuar shumë libra që trajtojnë terrorizmin ndërkombëtar, por ky libër është jashtëzakonisht informues dhe gjithëpërfshirës dhe mund t’i japë një pasqyrë të qartë të terrorizmit ndërkombëtar qoftë një studenti, një profesori, një akademiku, një polici apo edhe pjesës juridike apo të gjyqësorit”, tha Albrecht.
Avokati Shemsedin Piraj, duke folur për librin “Procedura penale”, tha se vlera e veçantë e këtij teksti qëndron në atë se me ndihmën e tij përjashtohet mundësia që të pranohen vendimet e gatshme të gjykatave të instancave të ndryshme pa interesim të madh të arsyeve të tyre.