E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim një tjetër për vrasjen e sherrit të makinave

24/08/2011  Pranga autorit, sekuestrohet thika

TIRANË- Një tjetër person është shpallur në kërkim si pjesëmarrës në vrasjen e dy ditëve më parë në kryeqytet. Burimet zyrtare të policisë thanë se Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, bënë të mundur kapjen në një kohë tepër të shpejtë të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Abdulla Vrapi, 49 vjeç, ngjarje e ndodhur parmbrëmë në afërsi të rrugës “Budi” në Tiranë. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me procedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore. Falë një pune të menjëhershme të strukturave të policisë në një kohë tepër të shpejtë, u arrit identifikimi dhe kapja autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë shtetasi Indrit Tresa, 22 vjeç, lindur e banues në fshatin Mjull Bathore, ku ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit të në flagrancë. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E.D, 48 vjeç, lindur e banues në Mjull Bathore. Shtetasit e sipërcituar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, pas përplasjes së automjeteve të tyre, e ndodhur disa ditë më parë, janë konfliktuar dhe më pas goditur me sende të forta, ku më pas autori i dyshuar shtetasi Indrit Tresa, ka qëlluar disa herë më armë zjarri pistoletë Abdulla Bajram Vrapi, i cili ka gjetur vdekjen pas disa orësh në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) copë gëzhoja të kalibrit 9 mm. Në momentin e arrestimit të shtetasit Indrit Tresa, i është gjetur dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë e tipit “Bereta”, e kalibrit 9 mm, armë me të cilën është kryer vrasja. Ndaj shtetasit Indrit Tresa, po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me dashje”. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e ftohtë e llojit thikë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›