Bën sherr me fqinjin, e qëllon për vdekje me çifte
24/08/2011 Policia prangos autorin, sekuestron armën
KAVAJË- Pas sherrit me fqinjin, një 34-vjeçar e qëllon atë me armë gjahu, duke e lënë të vdekur. Policia njofton se u krye kapja brenda harkut kohor të 20 minutave nga policia e Kavajës dhe më pas arrestimi i shtetasit Haxhi Zebeli, 34 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gërmej të komunës Lekaj. Ky shtetas dyshohet se mbrëmë rreth orës 20.30, në fshatin Gërmej të komunës Lekaj pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e tij të gjuetisë, të cilën e posedonte me leje, shtetasin Artur Kura, 26 vjeç, i cili më pas ka vdekur në spitalin rajonal Durrës si pasojë e plagëve të marra. Për hetimin e kësaj ngjarjeje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me procedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore. Nga ky grup hetimor u konkludua se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një grindje midis komshinjve në fshatin Gërmej të komunës Lekaj Kavajë. U sekuestrua arma e gjuetisë, ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme.