Ndryshimet kushtetuese, opinionet e OSBE dhe EURALIUS

Përfaqësuesi i EURALIUS, vuri theksin tek heqja e imunitetit, ndërsa kanë preferuar të jetë rolin e opinion dhënësit dhe jo asistuesit. "Diskutimet për reformën kushtetuese duhet të distancohen nga çështjet e tjera. Reforma në imunitete për nëpunësit shtetërorë është një çështje që është diskutuar aq gjatë dhe që, sipas nesh, duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur", u shpreh përfaqësuesi i EURALIUS.
Ai shtoi se këto ndryshime janë me rëndësi për reformën në drejtësi. "Një nga qëllimet kryesore të kësaj reforme duhet të jetë garantimi i reformës gjyqësore dhe ulja e politizimit, siç thuhet në raport progresin e KE-së. Por, sfida kryesore mbetet në zbatim. Pavarësia e gjyqësorit është një sfidë që duhet arritur çdo ditë nga gjyqësori", tha eksperti. "Diskutimet e para për këtë janë një hap i rëndësishëm për reformat që ju doni të ndërmerrni, ndërsa konfigurimi konstitucional i sistemit gjyqësor kërkon kohë dhe pjesëmarrje më të madhe sociale", theksoi përfaqësuesi i EURALIUS, ndërsa shprehu gatishmërinë e misionit për ekspertizë teknike.
Gjithashtu, mendimet e tyre dhanë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët vunë theksin tek pavarësia e institucioneve. Përfaqësuesit e OSBE-së kërkuan respektimin e pavarësisë së sistemit. “Ne vlerësojmë rëndësinë e diskutimit të këtyre nismave, duke pasur veçanërisht parasysh faktin se ato përqëndrohen në reformën e disa prej institucioneve kushtetuese vendimtare. Çështjet e ngritura në këto propozime mund të shihen si një pikënisje shumë e vlefshme e kësaj reforme, veçanërisht e sektorit të drejtësisë", u shpreh përfaqësuesja e OSBE-së.
Në këtë kontekst, vijoi përfaqësuesja e OSBE-së, "sado që të flasim për pavarësinë e madhe të gjyqësorit dhe konceptit të shtetit të së drejtës, nuk mund ta ekzagjerojmë. Ato janë thelbësore për krijimin dhe garantimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe si rrjedhojë tek shteti"."Procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë, në KLD dhe Prokurorinë e Përgjithshme janë të një rëndësie mjaft të madhe për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës", u shpreh përfaqësuesja e OSBE-së, duke shtuar se "në një sërë deklaratash të OSBE-së, të gjitha të nënshkruara nga Shqipëria, nënshkruesit janë angazhuar për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës".
Përveç kësaj, vijoi përfaqësuesja e OSBE-së, "do të donim të përmendnim rekomandimet e Kievit për pavarësinë e gjyqësorit të hartuara nga OSBE në vitin 2010. Ky dokument përfshin rekomandime specifike për t'u siguruar që procedurat e emërimit të parandalojnë ndikimin e panevojshëm mbi gjyqësorin. Një mënyrë për ta arritur këtë, në kontekstin ndërkombëtar, është garantimi i kualifikimeve profesionale të gjyqtarëve, nga një komision i pavaruar ekspertësh, ose një organ tjetër i pavarur nga KLD, që është organi i emërimit".
"Një gjyqësor i pavarur dhe synimi i shtetit të së drejtës janë idealet më të larta. Edhe për demokracitë më të zhvilluara, arritja e tyre përbën një sfidë. Modelet e ndryshme për reformimin e sistemit gjyqësor mund të jenë njësoj të vlefshme", nënvizoi përfaqësuesja OSBE-së. Paketa kushtetuese e propozuar nga opozita lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar. Kjo është seanca e tretë që dy trupat legjislative të Kuvendit zhvillojnë për nismën ligjore të paraqitur nga PS. Më 6 shtator u zhvillua seanca e parë, ku me kërkesë të maxhorancës u ra dakord shqyrtimi pas dy javësh i paketës së propozuar nga opozita, ndërsa më 11 shtator në seancën e dytë, u caktuan relatorët e të dy palëve që do merren me shqyrtimin e saj./Start/
2012-09-14 14:24